• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nikollovski nga Sofja: Jemi fuqishëm të përkushtuar në realizimin e qëllimeve të përbashkëta në luftën me tregtinë ilegale me drogë

Nikollovski nga Sofja: Jemi fuqishëm të përkushtuar në realizimin e qëllimeve të përbashkëta në luftën me tregtinë ilegale me drogë

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Drejtoritë e doganave kanë rol të rëndësishëm për sigurinë nacionale, por edhe sigurinë ndërkombëtare. Aeroportet legale për momentin janë objektiv për kriminelët, me qëllimin që substancat e ndaluara të arrijnë në aeroportet e shënjestruara dhe më pas t'i dsitribuojnë në tregje të dnryshme. Detyrë e jona është që përmes bashkëpunimit të rritur, këmbimit të përvojave dhe investimit në përforcimin e kapaciteteve institucionale t'i asgjësojmë ato rrjete kriminele.

Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski në ngjarjen dyditore për rritje të bashkëpunimit rajonal dhe luftës me tregtinë e drogës përmes rrugës ajrore, që po mbahet në Sofje, në organizim të Grupacionit për bashkëpunim ndërkombëtar të Këshillit të Evropës për droga dhe varshmëri dhe Agjencisë nacionale doganore të Bullgarisë e njohur si Grupacioni Pompidu.

Siç kumtuan sot nga Drejtoria e doganave, Nikollovski potencoi se fokus duhet të jenë dërgesat kargo, duke i amrrë parasysh sasitë të cilat u nënshtrohen kontrolleve, si dhe hapat e shumëfishtë në zinxhirin e furnizimit.

Në kuadër të ngjarjes, pjesëmarrësit këmbyen mendime në pjesën e konstatimit të vlerësimit të rrezikut dhe shfrytëzimit të sistemeve ilegale për asgjësim të krimit.

Ngjarja u organizua si pjesë e takimit të dhjetë të Organizatës për bashkëpunim të aeroporteve në Evropën Juglindore në suaza të Grupacionit Pompidu (AIRSEE). Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të alrtë të drejtorive të doganave, polici doganore, ministri të punëve të brendshme, SELEK, si dhe përfaqësues të lartë nga Grupacioni për bashkëpunim ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për droga dhe varshmëri.

Nga aspekti i aktiviteteve të ndërmarra si pjesë e luftës së vazhdueshme me tregtinë me drogë dhe substanca të tjera të ndaluara përmes rrugës ajrore, Nikollovski e ceki rastin në të cilin nëpunësit doganorë në pikën doganore Aeroporti ndërkombëtar Shkup, parandaluan kanal ndërkombëtar të tregtisë ilegale me steroide anabolike për çka u fitua edhe mirënjohej nga Agjencia botërore antidoping.

Në kaudër të ngjarjes, pjesëmarrësit në Organizstën për bashkëpunim të aeroporteve në Evropën Juglindore e miratuan deklaratën e prëbashkët me çka u dakorduan ta përforcojnë rolin e Organizatës si platformë rajonale për mënyrën e veprimit, të punohet në zhvillim dhe harmonizim të veglave dhe sistemeve për përmirësim të zbulimit të dreogës në aeroportet e Evropës Juglindore, të përmirësohen kapacitetet operative përmes takimeve specifike teknike si dhe rezultateve operative lidhur me luftën kundër tregtisë ilegale me drogë përmes këmbimti me kohë të informatave, të vazhdohet me zbatimin e operacioneve të përbashkëta, të kahëzuara drejt furnizimit ilegal me drogë dhe substanca rë ndaluara, si dhe të vendosen indikatorë të përbashkët për identifikim të trendeve dhe rreziqeve në nivel rajonal.

Në margjina të ngjarjes, kumtuan nga Dogana, drejtori realizoi takime me drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të Drejtorive të doganave nga Evropa Juglindore, ku u theksua nevoja për rritje të bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të lehtësimit të tregitë legale dhe asgjësimin e krimit, por edhe avancimin e procedurave doganore. ab/

Foto: Drejtoria e doganave

QËNDRONI TË LIDHUR