• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Nga IPARD 2 nuk do të kthejmë asnjë euro, kemi më shumë marrëveshje nga Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi së bashku

Nikollovski: Nga IPARD 2 nuk do të kthejmë asnjë euro, kemi më shumë marrëveshje nga Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi  së bashku

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Gjithsej 8.8 milionë euro do të jetë mbështetja financiare në thirrjen e fundit IPARD 2 që do të shpallet nesër. Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave është data 18 shtator të vitit 2023, ndërsa investimet që do të miratohen,  duhet të realizohen brenda datës 31 maj. Kërkesa për pagesë duhet të dorëzohet deri më 30 qershor, ndërsa më pas Agjencia Pagesore në afat  prej gjashtë muajve (deri në fund të vitit) ka  obligim t'i paguajë mjetet.

Siç tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në takim me gazetarët, qëllimi është shfrytëzimi maksimal i IPARD 2 “deri në euron e fundit”. 

Deri më tani janë lidhur 2 369 marrëveshje, që është më shumë se numri i përgjithshëm i marrëveshjeve në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi së bashku. 

 "Këtë thirrje të fundit e shpallim me qëllim këto 8.8 milionë euro, si paratë e fundit nga IPARD 2, të investohen në shtëpi me çfarë, në kuptim fjalë për fjalë, asnjë denarë nuk do të kthejmë prapa, për dallim nga IPARD 1 kur 60 milionë euro u kthyen në BE. Në këtë mënyrë, realizimi i përgjithshëm i Programit IPARD do të arrinte në 100 për qind,  që do të ishte një tjetër sukses për shtetin. Suksesi është për admirim, jo ​​vetëm sepse i përdorim të gjitha paratë, duke i drejtuar për investime në kompanitë vendase, por kemi bërë një rekord edhe në rajon. Me thirrjen e fundit  numri i marrëveshjeve do të rritej dhe rekordi do të konfirmohej", theksoi Nikollovski.

 Në thirrjen publike nuk janë të pranueshme Investimet në punime ndërtimor. Thirrja ka për qëllim ekskluzivisht për furnizimin e pajisjeve përpunuese. Sa i përket investimeve që kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, vetëm janë të pranueshme investimet për furnizimin dhe instalimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë për nevoja vetanake.

"Të gjitha kompanitë e Maqedonisë së Veriut nga agrosektori duhet të bëjnë përpjekje për të përgatitur aplikacione të mira dhe të qëndrueshme. Në këtë drejtim, ministria  do të organizojë disa takime gjatë këtij muaji me të gjithë aplikantët e mundshëm",  paralajmëroi Nikollovski. 

Foto: MIA 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR