Nikollovski nga Beogradi: Ngrohja e marrëdhënieve politike dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik me Serbinë
- Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe politik, gjithsesi për ngrohjen e marrëdhënieve politike dhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, këmbimin tregtar, hapjen e sa më shumë vendeve të punës në Maqedoni dhe Serbi për kompanitë të cilat punojnë edhe në Mqaqedoni dhe Serbi, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski, i cili sot në Beograd me zëvendëskryetarin dhe ministrin për marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, realizoi takim me kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Tomisllav Momiroviq.
- Post By Sara Ademi
- 16:37, 4 shtator, 2024
Beograd, 4 shtator 2024 (MIA) - Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe politik, gjithsesi për ngrohjen e marrëdhënieve politike dhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, këmbimin tregtar, hapjen e sa më shumë vendeve të punës në Maqedoni dhe Serbi për kompanitë të cilat punojnë edhe në Mqaqedoni dhe Serbi, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski, i cili sot në Beograd me zëvendëskryetarin dhe ministrin për marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, realizoi takim me kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Tomisllav Momiroviq.
"Sot jemi për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë. Mund të them se Maqedonia dhe Serbia mbajnë marrëdhënie mjaft të afërta, ndërsa me formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE ato marrëdhënie dhe relacione ende më shumë do të përmirësohen sepse bëhet fjalë për dy popuj miqësor të vëllazëruar të cilët duhet të kenë marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë", tha Nikollovski.
Në takime është diskutuar edhe për përmirësimin e infrastrukturës, para se gjithash në pjesën e Korridorit 10 dhe ndërtimin e hekurudhës së shpejtë.
Delegacioni i Maqedonisë përveç takimeve me kryetaren e Kuvendit Bërnabiq dhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Tregtisë së Jashtme Momiroviq, do të realizojë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Marko Gjuriq, me ministren për Energjetikë Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ndërsa sonte është caktuar takim edhe me kryetarin e Qeverisë, Milosh Vuçeviq.
Nikollovski shtoi se në periudhën e ardhshme"po dakordojnë takim të Qeverisë së Serbisë në Maqedoni, ndërsa për një kohë të shkurtër presim të vendoset edhe një bashkëpunim në mbajtjen e seancave të përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë". sa/
Foto: MIA