• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nikollovski në takim me 11 kompani më të mëdha franceze: I kemi kushtet më të mira për investim

Nikollovski në takim me 11 kompani më të mëdha franceze: I kemi kushtet më të mira për investim

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Maqedonia i ka kushtet më të mira për investim, kemi plane zhvillimore për përmirësim të rrjetit hekurudhor dhe rrugor të korridoreve evropiane ndërsa sipas lokacionit ka pozitë strategjike e cila ka përparësi të mëdha komparative para vendeve të tjera në rajon, potencoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar nikollovski në takimin në Paris me 11 kompanitë më të mëdha në Francë.

Siç kumtoi sot Minsitria e Transportit, Nikollovski i prezantoi politikat e transportit të Maqeodnisë përmes planeve investuese për ndërtim dhe avancim të rrjetit hekurudhor, posaçërisht ndërtimit të hekurudhës së shpehtë të Korridorit 10. Potencoi se avancimi i shpejtësisë së këtij korridori është me rëndësi të posaçme për transport kargo më të lirë dhe më të shpejtë për Evropën Qendrore. U prezantuan planet dhe projektet për avancim të rrjetit rrugor të korridoreve evropiane si dhe mundësitë për zhvillim të komunikacionit ajror.

 Zëvendëskryeministri Nikollovski në takim theksoi se Maqedonia ka hyrë në një cikël të fuqishëm investues prej disa miliardë eurove në modernizimin e plotë të vendit, me çka hapen mundësi të mëdha për bashkëpunim me kompan i nga Franca. Kushtet për investim, shtoi zëvendëskryeministri Nikollovski, janë mes më konkurrentëve në rajon, me çka Qeveria ofron kushte dhe mbështetje të fuqishme për investime të reja të huaja.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri u takua edhe me Magali Sezana, shef pranë Drejtorisë së prëgjithshme të arkës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave ku u bisedua për përmirësim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Vizita e punës dhe takimet e zëvendëskryeministrit Nikollovski me përfaqësues qeveritarë të Francës, vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. ab/

Fotо: ministria e Transportit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR