• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Mullixhinjtë të thonë argumentet për rritjen e çmimi të bukës, lëndët e para i kanë blerë për 11 e jo 20 denarë

Nikollovski: Mullixhinjtë të thonë argumentet për rritjen e çmimi të bukës, lëndët e para i kanë blerë për 11 e jo 20 denarë

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Çmimet e grurit janë përgjysmuar këtë vit. Mullixhinjtë janë furnizuar me lëndë të para me çmim për 11 denarë dhe jo  20 denarë. Prandaj, duhet të përgjigjen se cilat janë argumentet, pse dikush do të kërkonte shtrenjtim të bukës në kurrizin e qytetarëve, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, tri masat e reja të miratuara nga Qeveria në seancën e sotme dhe të cilat do të realizohen përmes Programit për intervenim, kanë për qëllim bujqit sepse, siç theksoi, janë më të prekurit.

"Industria e mullirit këtë vit është furnizuar me lëndë të para që është përgjysmuar dhe është e drejtë e korrekte të mos spekulohet dhe në mënyrë spekulative të mos krijohen çmime në mënyrë  spekulative. Ky është një vit specifik në të cilin çmimi i drithit në bursat botërore është përgjysmuar, por edhe industria jonë e mullinjve u furnizua me lëndë të para që është me çmim prej 11 denarë, jo me çmim prej 20. Ndryshe nga viti i kaluar, tregu dhe çmimet e energjisë elektrike janë gjithashtu të stabilizuara. Ata duhet të përgjigjen se cilat janë argumentet, pse dikush do të kërkonte rritje të çmimit të bukës në kurrizin e qytetarëve kur mulliri këtë vit furnizohej me lëndë të parë drastikisht më të lirë. Dhe pikërisht për këtë mbështetja jonë është me mbështetje shtesë për ata që prodhojnë drithë, përkatësisht fermerët", thekson ministri.

Sipas tij, çmimet e bursave botërore të drithit këtë vit janë përgjysmuar dhe prandaj mbështetja shtetërore përmes Programit të intervenimit, theksoi ai, është për prodhuesit.

"Vitin e kaluar nuk kemi pasur përkrahje as një, dy apo tre denarë shtesë për grurin për blerje. Pse? Sepse çmimi i blerjes së grurit ishte 20 dhe 22 denarë varësisht nga cilësia. Edhe një kërkesë e tillë nuk u vërtetua. Mbaj mend që as atëherë nuk kishte rritje të çmimit të bukës, e lëre më tani që flasim për çmime të përgjysmuara të blerjes së grurit. Qëllimi ynë është të drejtojmë mbështetjen e shtetit për ata që u prekën më shumë. Nuk është drejtimi i industrisë së mullirit. Këta janë prodhuesit dhe synimi ynë është të ruajmë dhe stabilizojmë prodhimin vendor të grurit dhe në afat të gjatë të bëhemi të pavarur nga importi, në afat të mesëm dhe afatgjatë, nënvizoi Nikollovski, i cili paraprakisht shpjegoi tri masat e reja për mbështetje financiare të prodhuesve të grurit, materialit të farave dhe kulturave të kopshtarisë.

Tri masat e reja të miratuara sot nga Qeveria janë: tre denarë për kilogram mbështetje për prodhimtarinë e grurit të realizuar dhe të dorëzuar apo të deponuar, për materialin faror të certifikuar vendor të gjeneratës së parë dhe të dytë të grurit dhe elbit, si dhe mbështetje për domatet dhe kastravecat. sa/

  

QËNDRONI TË LIDHUR