Nikollovski: KSU do të inicojë kalendar të aktiviteteve, të cilave MASH-i duhet t'u përmbahet
- Kryetari i KSU të USHCM-së, Aleksandar Nikollovski deklaroi se janë të revoltuar për shkak të mospagesës së bursave dhe subvencioneve të tjera për studentët.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:21, 5 shkurt, 2024
Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i KSU të USHCM-së, Aleksandar Nikollovski deklaroi se janë të revoltuar për shkak të mospagesës së bursave dhe subvencioneve të tjera për studentët.
"U tregojmë kartonin e kuq të punësuarve në MASH dhe KSU angazhohet të gjithë studentët në të ardhmen të dëgjohen dhe zëri i tyre të pranohet. Në statusin në Fejsbuk të ministrit Jeton Shqiri ishte shkruar se mjetet janë deponuar, por sipas premtimit, mjetet duhej të ishin deponuar fillimisht nga mesi i janarit, e më pas në fund të janarit. Dhe kjo është vetëm për bursat. Krahas kësaj, kishim mjete për pagesë retroaktive, kishim masë vauçerë për transport, si dhe probleme me shujtën studentore. Kështu që, kjo revoltë është krijuar për shkak të mospagesës në kohë të të gjitha masave dhe punës së pandërgjegjshme të vetë institucionit", deklaroi Nikollovski.
Nikollovski dhe Savçe Gjosheva, avokate e studentëve në USHCM, kumtuan se kërkojnë ndryshim të vetë sistemit dhe se hapi i ardhshëm i tyre do të jetë nisma për vendosje të kalendarit të aktiviteteve, të cilave MASH-i do të duhet t'u përmbahet dhe të ketë pagesë me kohë të të gjitha masave studentore. Do të kërkojnë, tha, edhe ndryshim në Ligjin për standardin studentor.
"Sipas ligjit, MASH-i mbulon 50 për qind të shpenzimeve të studentëve, që nuk është në rergull sepse nëse rriten shpenzimet , ndërsa ato janë rritur, për konviktet dhe cilësinë e ushqimit, atëherë do të duhet të pësojë ligji ndryshim dhe të ndahen më shumë mjete financiare për konfiktet", tha Nikollovski.
Studentët në protestë i bënë thirrje minsitrit të vijë, por e refuzuan ftesën e tij për të pasur takim në MASH. Derisa zgjatë protesta, ministri Shaqiri i thirri mediumet në konferencë për shtyp.
Me fishkëllima, pankarta dhe "kartonë të kuq" stidentët sot u tubuan në bulevardin para MASH-it në shenjë pakënaqësie nga, siç thonë, efikasiteti i MASH-it sepse nuk i respekton afatet pë pagesë të bursave dhe të subvencioneve të tjera.
Me protestën, studentët kërkojnë efikasitet më të madh të MASH-it për shkak të pagesës me kohë të bursave studentore, pagesave të vonuara të vauçerëve për transport, vonesa me pagesat rreth marrëvehsjeve për pagesë retroaktive të bursave, probleme me masën e shujtës së subvencionaur studentore, për shkak të mosrespektimit të afateteve të caktuara dhe, siç thonë, probleme në koordinimin mes sektorëve në Ministri.
Organizues i protestës është Kuvendi studentor universitar (KSU) i Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, i cili kumtoi se studentët "e ngrisin zërin të bashkaur", sepse kanë mbështetje dhe nga kuvendet studentore universitare të unoversiteteve shtetërore "Shën Klimenti i Ohrit", "Goce Dellçev", "Nënë tereza", si dhe nga universitetet private AUE-FON dhe Amerikan Kolexh.
Në protestë merr pjesë edhe organizata joformale "Rezistenca studentore" e cila paraprakisht caktoi protestë para MASH-it në orën 16, por iu bashkangjit nismës së USU të USHCM për protestë të përbashkët në orën 14 për shkak të daljes masive dhe unitetit në kërkesa. Siç kumtoi, "vetëm të bashkuar mund të luftojmë prë të drejtat tona studentore". ab/
Foto: МIА