• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: E vendosëm sektorin e vreshtarisë si një nga prioritetet në pjesën e mbështetjes së Qeverisë dhe shtetit

Nikollovski: E vendosëm sektorin e vreshtarisë si një nga prioritetet në pjesën e mbështetjes së Qeverisë dhe shtetit

Kavadar, 7 shtator 2024 (MIA) – E vendosëm sektorin e vreshtarisë si një nga më prioritetet në pjesën e mbështetjes së Qeverisë dhe shtetit, vazhdimësia të vazhdojë, porositi sot nga Kavadari deputeti i LSDM-së, Lupço Nikollovski.

Ai e vizitoi rajonin e Tikveshit me përfaqësues të Komisionit për Bujqësinë, organizatave komunale dhe këshilltarëve nga Këshilli i komunës, nga radhët e kësaj partie.

Ai tha se çmimi i rrushit gjatë 5 viteve të fundit është në rritje të vazhdueshme. 

Ai shtoi se me Ligjin e ri për verën nga viti 2025 do të përgatitet edhe program vjetor i veçantë për mbështetje financiare në vreshtari. 

Ai theksoi se turizmi i verës, bashkë me turizmin rural në të ardhmen duhet të jetë në fokusin tonë dhe të tërheqë numër më të të madh të turistëve, ndërsa me vetë këtë të rritet konsumi i verës dhe çmimeve të verës në shishe.

Për këtë, shtoi, për zhvillim afatgjat të këtij sektori sot kemi për herë të parë strategji kombëtare. 

Në emër të LSDM-së, ai dëshiroi manifestim të suksesshëm “Vjelja e Tikveshit 2024", kultura të pasur, vreshtarë të kënaqur dhe verë të mirë nga kjo vjelje. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR