• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikollovski: BDI ende ëndërron se mund t'i diktojë kushtet politike në Maqedoni, ndërkaq do të mbetet në opozitë të thellë

Nikollovski: BDI ende ëndërron se mund t'i diktojë kushtet politike në Maqedoni, ndërkaq do të mbetet në opozitë të thellë

Kavadar, 1 tetor 2025

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në tubimin e sotëm në Kavadar në kuadër të fushatës për zgjehdjet lokale mes tjerash foli edhe për temat aktuale politike. Nikollovski foli për, siç i quajti koalicionet e zeza të dëshpëruese, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.

"Duke ardhur drejt Kavadarit vërejtën se po intensifikohet fushata e zezë negative ga oponentët tanë politikë të cilët u bashkuan me pafuqinë e tyre, u bashkuan të vetëdijshëm se populli nuk i don dhe nuk i respekton. Këto nuk janë zgjedhjet e para në të cilat dalim, por mund t'ju them se kështu herët, fushatë të këtillë të zezë deri më tani nuk ka ndodhur, që vetë flet për dëshpërimin nga njëra anë e LSDM-së, e cila nuk ka kurfarë koncepti dhe fare nuk reformohet dhe nuk i mëson gabimet nga e kaluara dhe nga humbja e vitit të kaluar. Nga ana tjetër BDI  e cila ende ëndërron se mund t'i diktojë kushtet politike në Maqedoni, ndërsa në thelb janë opozitë e thellë dhe do të mbeten opozitë e thellë pas këtyre zgjehdjeve. Dhe nga ana e tretë E Majta, e cila plotësisht u humb në një fushatë negative dhe të zezë, ata të cilët e paraqitnin veten si patriota më të mëdhenj, tani janë shërbëtorë të BDI-së dhe të Ali Ahmetit, ata të cilët prezantoheshin modestë, paguajnë katër, peës ditë oara sa kanë marrë nga shteti. Dhe tani që të tre të bahskuar zhvillojnë fushatë të zezë", tha Nikolloski.

Nikolloski u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatës së tyre të zezë dhe populli të mos demotivohet, sepse, siç thotë "nuk jemi të njejtë". Nikolloski theksoi se për t'ia vendosur pikën atij koalicioni të zi dhe dëshpërues të LSDM-BDI dhe E Majta më 19 tetor masivisht të votojnë.

"Më 19 tetor duhet të jepet mbështetja për kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së, sepse dallimi është shumë i madh", konkludoi Nikolloski.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR