• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikollovski: Është e shkëlqyeshme dinamika e ndërtimit të autostradës Prilep - Manastir

Nikollovski: Është e shkëlqyeshme dinamika e ndërtimit të autostradës Prilep - Manastir

Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Me dinamikë të shkëlqyer po zhvillohet ndërtimi i autostradës prej Prilepit deri në Manastir, ndërsa pritshmëritë janë që kjo pjesë e autostradës nga korridori 10-d plotësisht të përfundojë deri në fund të vitit 2027, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në intervistë për TV Njuzmaks Ballkan.

"Tashmë e kemi lëshuar në funksion rrugën eksprese Gradsko-Prilep, gjegjësisht pjesën Gradsko-Drenovë-Farish, ndërsa po shqyrtojmë lidhjen e Farishit me Prilepin me rrugë eksprese ose autostradë, që do të hapë Maqedoninë qendrore. Kjo është pjesa e vendit, që më së shumti kontribuon me BPV, atje prodhohen 80 për qind të energjisë elektrike që e prodhojmë si vend, mbi gjysma e prodhimit bujqësor, mermeri është këtu, këtu janë edhe disa nga fabrikat dhe kombinatet më të mëdha, të cilat i ka Maqedonia. Kjo ishte zonë e lënë pas dore, ndërsa tani kjo zonë po hapet plotësisht, si për Shkupin, ashtu edhe për vendet fqinje", theksoi zëvendëskryeministri Nikollovski.

Siç informoi Ministria e Transportit, lidhur me lidhjen e korridorit 10-d, zëvendëskryeministri potencoi se me ndërtimin e këtij rrjeti të rrugës, korridori 10-d do të bëhet mënyrë alternative për udhëtime drejt Greqisë për numër të madh të udhëtarëve, të cilët udhëtojnë në relacionin Vjenë përmes Budapestit-Beogradit-Shkupit-Athinës, me çka do të shkurtohet udhëtimi për një orë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR