• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovska: Nesër në rend dite është miratimi i rregullores së grupit punues për ndryshime kushtetuese

Nikollovska: Nesër në rend dite është miratimi i rregullores së grupit punues për ndryshime kushtetuese

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Grupit punues për ndryshime kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska, deklaroi se nesër në rend dite është miratimi i rregullores për grupin punues, i cili duhet të përgatisë tekstin për iniciativën për ndryshime në Kushtetutën e Shtetit.

"Nesër në agjendën tonë është miratimi i rregullores, që është shumë e rëndësishme për punën e këtij komisioni, i cili është i shumtë dhe me një komision kaq të shumtë, nuk mund të presësh që shumë gjëra të përfundojnë për një apo dy ditë. Po shkojmë gradualisht", tha Nikollovska.

Ajo theksoi se askush nuk ka caktuar afate sa i përket punës së tyre.

"Pasi të fillojmë të punojmë për thelbin e problemit, pasi të fillojmë të shqyrtojmë mundësitë për projekt propozimin për një nismë për ndryshimin e Kushtetutës, atëherë do të mund të flasim pak më shumë për afatet. Megjithatë, mund t'ju siguroj se ne të gjithë duam që debati thelbësor të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe në atë drejtim, pasi të fillojmë të punojmë për diskutimin përmbajtjesor, do të merrni informacione dhe transparenca do të përfaqësohet pa asnjë problem", tha Nikollovska. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR