Nikolloski: Të gjithë duhet të marrin pjesë në projektin "Qyteti i sigurt", shpresoj të votohen ligjet
- Zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski shpreson se opozita do të votojë për zgjidhjet ligjore për projektin "Qyteti i sigurt", posaçërisht, siç thotë, pas premtimit në takimin e liderëve. Porosit se të gjithë duhet të marrin pjesë në këtë projekt, i cili, siç tha, shpëton jetë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:29, 19 janar, 2026
Ohër, 19 janar 2026 (MIA) - Zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski shpreson se opozita do të votojë për zgjidhjet ligjore për projektin "Qyteti i sigurt", posaçërisht, siç thotë, pas premtimit në takimin e liderëve. Porosit se të gjithë duhet të marrin pjesë në këtë projekt, i cili, siç tha, shpëton jetë.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Kuvendi do të kërkojë nga MPB-ja të paktën tre muaj anulim të projektit, Nikolloski tha se "bëhet fjalë për çështje parimore dhe se mund të anulojmë një, tre apo gjashtë muaj, por në fund të ditës është pyetje nëse dëshirojmë të kemi rend në shtet apo jo".
"E shihni kush është opozitë. Opozitë është LSDM-ja, e cila ka hyrë në një fushatë të plotë destruktive, e cila duhet të pranoj se nuk e kuptoj, dhe këtu është BDI-ja, e cila mirë e mbajmë mend se çka ka ndodhur derisa ishin në pushtet. Shpresoj se do të vijnë në vete dhe ligjet, posaçërisht ato që janë me shumicë prej dy të tretave, do të votohen, veçanërisht pas premtimit në takimin e liderëve", deklaroi Nikolloski, pas pjesëmarrjes në shënimin e festës së Epifanisë në Ohër.
I pyetur nëse do të pajtohej për anulim, tha se për këtë duhet të bisedojnë grupet e deputetëve dhe në drejtim të së arriturës në takimin e liderëve, të ndërtohet konsensus.
"Ky është projekt që shpëton jetë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në të", porositi Nikolloski. bsh/
Foto: MIA