Nikolloski: Strumicën do ta lidhim me dy autostrada, njëra për në Shkup dhe tjetra nga Korridori 10, përmes Strumicës deri në Korridorin "Struma" në Bullgari
- Dua të njoftoj se po përgatisim një pako financiare speciale për projekte për Komunën e Strumicës, të cilat janë mjete shtesë nga ato të cilat Qeveria i transferon përmes thirrjeve që u zhvilluan vitin e kaluar dhe këtë vit. Ashtu që të gjitha projektet e përgatitura, të cilat kryetari i komunës do t'i ofrojë sipas zgjedhjes, ne jemi të gatshëm t'i financojmë sepse për këtu do të kemi një pako speciale, deklaroi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me kandidatin për kryetar komune të Strumicës nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Petar Jankov dhe kandidatët për këshilltarë patën aktivitete në terren për zgjedhjet lokale.
- Post By Sara Ademi
- 15:10, 16 tetor, 2025
Strumicë, 16 tetor 2025 (MIA) - Dua të njoftoj se po përgatisim një pako financiare speciale për projekte për Komunën e Strumicës, të cilat janë mjete shtesë nga ato të cilat Qeveria i transferon përmes thirrjeve që u zhvilluan vitin e kaluar dhe këtë vit. Ashtu që të gjitha projektet e përgatitura, të cilat kryetari i komunës do t'i ofrojë sipas zgjedhjes, ne jemi të gatshëm t'i financojmë sepse për këtu do të kemi një pako speciale, deklaroi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me kandidatin për kryetar komune të Strumicës nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Petar Jankov dhe kandidatët për këshilltarë patën aktivitete në terren për zgjedhjet lokale.
"Sot jemi me aktivitete për vizitë në komunën e Strumicës. Tashmë jemi në fund të fushatës zgjedhore, mbesin edhe dy ditë. Tentuam të komunikojmë me sa më shumë njerëz, të arrijmë në sa më shumë shtëpi, ta prezantojmë programin dhe vizionin tonë që do të thotë një ringjallje ekonomike, por gjithashtu edhe investime të shumta, të cilat për fat të keq nuk kanë mundur të realizohen në periudhën e kaluar", thotë Nikollovski.
Nikolloski, i cili është zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, paralajmëroi edhe dy investime të mëdha infrastrukturore.
"E para është ndërtimi i autostradës që duhet të shkojë nga Radovishi në Strumicë, në mënyrë që Strumica të jetë e lidhur plotësisht me kryeqytetin ose me një rrugë eksprese dhe një autostradë. Dhe e dyta është lidhja e dy korridoreve panevropiane, Korridorit 10 nga Maqedonia dhe Korridorit "Struma" në Bullgari përmes ndërtimit të një rrugë ekspese që do të kalojë nëpër Smokvicë, nën Vallandovsko Bërdo, do të dalë në Kuklish, një rrugë anësore me Strumicën, Novo Sellën-kufiri me Bullgarinë. Nga ana tjetër, Bullgaria do të duhet të përfundojë pjesën nga kufiri nëpër Petriç dhe bashkimin e dy autostradave. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e transportit do të ridrejtohet pikërisht përmes këtij bashkimi të dy korridoreve", tha Nikolloski.
Kandidati për kryetar të komunës së Strumicës nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Petar Jankov, falënderoi për mbështetjen e deritanishme dhe u bëri thirrje qytetarëve më 19 tetor masovikisht të dalin dhe ta rrethojnë numrin 9 për një fitore të madhe për Strumicën. sa/
Foto: MIA