Nikolloski: Qeveria investon 280 milionë denarë në projekte në Komunën e Kriva Pallankës, po rikonstruohet edhe qarkorja
- Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtorin e NPRRSH, Koce Trajanovski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore në rrugën shtetërore A2, qarkorja "Kriva Pallankë".
- Post By Fami Bajrami
- 15:39, 29 gusht, 2025
Kriva Pallankë, 29 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtorin e NPRRSH, Koce Trajanovski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore në rrugën shtetërore A2, qarkorja "Kriva Pallankë".
"Maqedonia sot të ndërtohet si kurrë më parë. Në mbarë Maqedoninë ne kemi mbi 1.200 kantiere ndërtimi — diçka që deri më tani nuk ka ndodhur. Më shumë se gjysmë miliard vetëm mjete të financuara nga buxheti qendror për komunat. Nëse praktika në të kaluarën ishte që Maqedonia të vidhej, tani është praktikë që Maqedonia të ndërtohet. Dhe kështu do të vazhdojë edhe në vitet që vijojnë. Nëse atyre gjysmë miliardë eurove u shtohen projektet që udhëhiqen nga Qeveria në nivel qendror, ato investime kapitale që realizohen edhe përmes Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët Shtetërore’, atëherë arrijmë në disa miliarda euro projekte që aktualisht po realizohen, por po ashtu edhe projekte që në vitet që vijojnë do të realizohen", ka thënë Mickoski.
Përmendi se po zhvillohet edhe arteria rrugore nga Ramanlia deri në Stracin e cila pritet në periudhën që vjen gjithashtu të jetë pjesë e procedurës publike. Shpronësimi është përfundimisht i kryer, sipas kryeministrit- po bëhet revizion i projektit dhe pret që edhe këtu të fillojë furnizimi publik dhe ky projekt të fillojë me realizimin në mënyrë që nga Shkupi deri në Kriva Pallankë të arrihet për më pak se 45 minuta — diçka që mendoj se është e mirë për qytetarët nga kjo pjesë e Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se para ca kohësh është vënë në funksion autostrada ekspres nga Stracin në Kriva Pallankë që siç tha ai, “tashmë po e ndryshon jetën në këtë pjesë të Maqedonisë”.
"Me rehabilitimin e unazës, ata që udhëtojnë për në Bullgari do të mund të udhëtojnë më shpejt dhe më sigurt. Po punohet aktivisht në rikonstruimin dhe zgjerimin e pikës kufitare dhe ka një dinamikë të mirë. Pres që së shpejti të përfundojë...", theksoi Nikolloski dhe shton se Qeveria po investon edhe 280 milionë denarë në projekte në Komunën e Kriva Pallankës.
Ndërkaq, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), Koce Trajnovski, shpjegoi punimet që do të kryhen në qarkoren e Kriva Pallankës, projekt me vlerë 65,5 milionë denarë.
Ai falënderoi Qeverinë për mbështetjen e projekteve dhe kujtoi se rruga nga Kriva Pallanka në Deve Bair është rehabilituar dhe zgjeruar kohët e fundit, ndërsa në janar është vënë në funksion autostrada Rankovc-Kriva Pallankë, kështu që siç tha ai, "rrugët në vend ngadalë, por sigurt po rikonstruohen dhe po ndërtohen rrugë të reja”.
Foto: MIA