• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nikolloski propozon që me ligje të veçanta të ndalohet ndërtimi në Qendër dhe Karposh

Nikolloski propozon që me ligje të veçanta të ndalohet ndërtimi në Qendër dhe Karposh

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski propozon që të miratohen ligje të veçanta për komunat Qendër dhe Karposh me të cilat do të mbyllen të gjitha çështjet me planin urbanistik.

Propozimin ai e ka paraqitur sot në seancën e Komisionit parlamentar për transport ku propozimin e ka përcjellë në procedurë të mëtejme. Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanizëm në procedurë të mëtutjeshme është me procedurë të shkurtuar. Nikolloski ka paralajmëruar edhe angazhim politik që përderisa është ministër në mbledhjen e Këshillit të komunës së Karposhit, nuk do të ketë plan urbanistik që lidhet me banesat.

"Në komunat Qendër dhe Karposh ka ndodhur dhe po ndodhë kaos urbanistik. Jam në dispozicion për të miratuar ligje të veçanta për të dy komunat njëlloj si për qytetin e Ohrit, për të vendosur kritere të qarta sipas të cilave do të zhvillohen dhe për të vendosur ndalesë për ndërtime, le të themi për 20 vitet e ardhshme. Por kjo të mos jetë një moratorium labil, siç bëri komuna Qendër, kështu që kishte moratorium për kudo përveç në rr. “Kozara” dhe “Dajmond”. Nuk shoh që dikush në opinion të ketë reaguar për faktin që u ngritën katër kulla 25 katesh nga ana e Limakut, por ka reagime për shumë gjëra të tjera. Me këto ligje të veçanta do ta kufizojmë zhvillimin atje, por nuk mundet për shkak të dy komunave në të cilat ndodhi kaos në periudhën e kaluar ta ndëshkojmë tërë shtetin. Pjesa tjetër e vendit duhet të zhvillohet, njerëzit janë shpërngulur dhe ne nuk guxojmë të vazhdojmë të funksionojmë në atë mënyrë", tha Nikolloski.

Ai shpjegoi se qëllimi i ndryshimit të ligjit është thjeshtimi i procedurës për ndërtimin e shkollave, kopshteve, klinikave, spitaleve dhe garazheve shumëkatëshe që financohen plotësisht nga Buxheti i shtetit ose nga buxhetet e komunave dhe janë plotësisht në pronësi komunale ose shtetërore.

"Sa më shpejt të bëhen projektet me çka do të mund të realizojnë objektet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fare procedurë, por se do të jetë shumë më e thjeshtë", theksoi Nikolloski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR