• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nikolloski: Prioriteti ynë më i lartë është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10

Nikolloski: Prioriteti ynë më i lartë është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 është prioriteti më i lartë për shtetin. Do ta nis dhe do ta ndërtoj në dy mandate. Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga aspekti ekonomik dhe do t'i mundësojë vendit të arrijë hapin me botën, në vend që të mbetet apendicit, tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Duke qenë i ftuar në emisionin "Vetëm intervistë" Nikolloski thekson se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë.

"Nuk jam kundër ndërtimit të një hekurudhe drejt Bullgarisë, por ajo nuk do të ndërtohet në një rrugë të parealizueshme, shumë të kushtueshme dhe në një farë mënyre me tentativa korrupsioni ndaj meje dhe kryetarit të Qeverisë, gjë që u theksua publikisht", theksoi ministri në lidhje me fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Sipas tij, hekurudha e shpejtë Shkup-Selanik do të nënkuptojë zhvillimin e vendit në tërësi, sepse pranë hekurudhës mund të ndërtohen zona potenciale ekonomike që do ta përdorin hekurudhën si transport më të lirë.

"Prioriteti im më i lartë është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, kemi një interes të madh për ta ndërtuar atë hekurudhë me teknologji të lartë. Nuk ka projekt më të rëndësishëm se ky sepse do ta çojë vendin në të ardhmen. Projekti është fitimprurës dhe ka edhe një projekt të vitit 1978 për një hekurudhë me një shpejtësi prej 140 deri në 250 kilometra në orë. Ai projekt nuk u realizua ndoshta për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë. Dhe ai projekt do të na kushtonte më lirë se hekurudha drejt Bullgarisë, diku nga 6 deri në 10 milionë euro për kilometër, që do të thotë se nëse Maqedonia ka rreth 215 kilometra hekurudhë nga Tabanoci në Gjevgjeli, kjo do të thotë diku nga 1.6 miliardë deri në 2.1 miliardë euro për të ndërtuar një hekurudhë me dy linja. Theksoj se do të jetë një hekurudhë me dy linja. Unë do ta përfundoj këtë projekt dhe nuk do të ndërtohet nga ndonjë kompani ruse, kineze apo indiane, do ta filloj dhe do ta përfundoj, sepse pres që VMRO-DPMNE të ketë dy mandate", theksoi ministri Nikolloski.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit të nesërm të ministrave të BE-së në Budapest do të takohet me ministrat e transportit nga Greqia, Serbia, Hungaria dhe Austria, ku ndër të tjera në fokus të bisedimeve do të jetë ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, përsëriti se nuk është e ndershme të ndërtohet karrierë politike me presion për shkatërrimin e një kombi.

"Nëse dëshiron, BE-ja mund ta zgjidhë problemin me ne dhe ta bëjë në një mëngjes apo pasdite, janë gjunjëzuar vende shumë më të forta se ne. Çfarë bëjmë me 14 vendimet e Strasburgut për pakicën maqedonase, të cilat Bullgaria nuk dëshiron t'i zbatojë? A është Sofja e gatshme të mos bllokojë Maqedoninë gjatë negociatave? Nëse po, ata duhet të bien dakord për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar. Çfarë do të ndryshojnë bullgarët nëse hyjnë në Kushtetutë tani apo pas disa vitesh? Ukraina nuk mund të bëhet pjesë e BE-së nga askund, dhe vendet nga Ballkani Perëndimor që presin dhe përmbushin kushtet, të mos munden. Ata nuk treguan minimumin e mirësjelljes duke mos shfaqur flamurin kombëtar. Qëndrimi aktual zyrtar i Bullgarisë është larg realitetit. Populli bullgar dhe maqedonas janë shumë afër, nuk është e drejtë të ndërtohet karriera politike me presion për të shkatërruar një komb", tha Nikolloski. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR