• e premte, 22 nëntor 2024

Nikolloski: Planifikojmë të organizojmë fluturime të drejtpërdrejta ndërkontinentale nga Aeroporti i Shkupit

Nikolloski: Planifikojmë të organizojmë fluturime të drejtpërdrejta ndërkontinentale nga Aeroporti i Shkupit

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) – Qeveria ka ide që nga Aeroporti i Shkupit të organizohen fluturime të drejtpërdrejta ndërkontinentale që do të jetë rasti i vetëm jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Tashmë filluam të punojmë në këtë dhe vlerësoj se është ambicie e madhe, por do të kemi përfitim të madh nga kjo, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Kjo, siç tha në Konferencën në organizim të Federatës Ndërkombëtare të Asociacionit të Kontrollorëve të Fluturimeve dhe Shoqatës së Kontrollorëve të Fluturimeve të Maqedonisë, që sot mbahet në Shkup, do të jetë me rëndësi të madhe për vendin, sepse kemi diasporë të madhe e cila dëshiron të fluturojë direkt nga Shkupi, por gjithashtu edhe për tërheqjen e turistëve të rinj edhe atë jo vetëm në vend, por edhe në rajon. 

"Kontrolli i fluturimeve është profesion specifik që kërkon arsim të shkëlqyer dhe profesionalizëm të lartë. Më vjen mirë që Maqedonia ka privilegjin të jetë nikoqir i këtij takimi rajonal evropian të Asociacionit për Kontrollin e Fluturimeve, ku besoj se do të prezantohen përvojat dhe praktikat e reja në këtë sektor", tha Nikolloski në hapjen e Takimit rajonal evropian IFATCA ERM.

Ai theksoi se bëhet fjalë për sektor kyç i cili ka rëndësi të madhe për Ministrinë e Transportit dhe për Qeverinë.

"Në profesionin tuaj duhet të zbatohen standardet më të larta, sepse nuk lejohen gabime dhe nuk lejohet vullnetarizmi. Pikërisht për këtë duam të mbështesim profesionistët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë në këtë sektor", theksoi Nikolloski.

Theksoi se vendi dëshiron ta rrisë komunikacionin ajror nga dy aeroportet e Maqedonisë dhe të ketë më shumë udhëtarë të cilët vijnë dhe shkojnë nga këtu dhe pikërisht për këtë, siç tha, filluam fushatë të re për subvencionimin e fluturimeve për të cilin këto ditë duhet të përfundojë vlerësimi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR