• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikolloski: Përfitimet nga rruga eksprese Gradsko-Drenovë-Farish janë të mëdha për biznesin dhe turizmin, kemi shkurtuar kohën e udhëtimit drejt Pelagonisë

Nikolloski: Përfitimet nga rruga eksprese Gradsko-Drenovë-Farish janë të mëdha për biznesin dhe turizmin, kemi shkurtuar kohën e udhëtimit drejt Pelagonisë

Shkup, 27 korrik 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, përmes një videomesazhi, thekson rëndësinë e ndërtimit të rrugës eksprese Gradsko-Drenovë-Farish.

"Ne punuam shumë dhe rezultatet janë të dukshme", thotë zëvendëskryeministri Nikolloski.

"Rruga ekspresë në seksionet Gradsko-Drenovë dhe Drenovë-Farish përdoret në mënyrë aktive. Dhjetëra mijëra automjete kanë kaluar përgjatë saj. Pelagonia, Prilepi, Manastiri, Krivogashtani dhe Mogilla, Novaci dhe Krusheva janë tashmë shumë më afër Shkupit dhe të gjitha zonave të banuara, shumë më e shpejtë mund të udhëtosh drejt Greqisë dhe në veri drejt Serbisë, thekson Nikolloski.

Biznesi po zhvillohet, shton ai, turizmi po lulëzon dhe njerëzit mund të udhëtojnë më lehtë.

"Hapja e kësaj rruge është provë se po ndërtojmë Maqedoninë. Ne punuam shumë, hapëm pjesën e parë të segmentit nga Gradsko në Drenovë në janar, dhe pjesën e dytë nga Drenova në Farish në qershor. Në këtë mënyrë, përfunduam segmentin Gradsko-Drenovë-Farish, pjesë e Gradsko-Prilep, që do të thotë shumë për të gjithë rajonin", theksoi Nikolloski.

Po punojmë në mënyrë aktive, tha ai, edhe në autostradën Prilep-Manastir, që së shpejti do të thotë se udhëtimi nga Shkupi në Prilep do të zgjasë një orë e dhjetë minuta, ndërsa nga Shkupi në Manastir do të zgjasë një orë e gjysmë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR