Nikolloski për Ilindenin: Për lirinë e Maqedonisë shumë heronj i dhanë jetët e tyre, lavdi e përjetshme!
- – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dërgoi urime me rastin e shënimit të 2 Gushtit – Ilindeni, Dita e Republikës.
- Post By Fitore Curri
- 13:41, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dërgoi urime me rastin e shënimit të 2 Gushtit – Ilindeni, Dita e Republikës.
“Lavdi heronjve të betejës së Slivës që dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë dhe lavdi heronjve të Ilindenit dhe të mëdhenjve të epopesë së Ilindenit. Shumë heronj dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë. Lavdi e përjetshme!”, thekson Nikolloski, i cili sot ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Krushevë.

Zëvendëskryeministri Nikolloski vendosi lule në varrin e Nikolla Karevit dhe në monumentin e heronjve në vendin “Sliva”, ndërsa mori pjesë edhe në ngjarjen përkujtimore në tempullin “Shën Nikolla”.
“Për Ilinden tradicionalisht në Krushevën e lavdishme! Një homazh para të madhit dhe presidentit të Republikës Nikolla Karev. Lavdi atij!”, shkroi Nikolloski në një postim në Fejsbuk.
Zëvendësministri Nikolloski mbrëmë në Gumenjë në Krushevë mori pjesë në hapjen e manifestimit “10 ditë Republika e Krushevës”. fc/
Foto: Fejsbuku i Aleksandar Nikolloskit