• e shtunë, 03 janar 2026

Nikolloski për hekurudhën nga Korridori 8: Tashmë jemi në fazën kur politika nuk ka ndikim në gjithë procesin

Nikolloski për hekurudhën nga Korridori 8: Tashmë jemi në fazën kur politika nuk ka ndikim në gjithë procesin

Shkup, 17 dhjetor 2025 (MIA) – Ngjarjet aktuale në Bullgari nuk duhet të ndikojnë në rrjedhën e procesit të ndërtimit të hekurudhës nga Korridori 8, vlerëson zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

“Punojmë edhe ne edhe Bullgaria. Mendoj se tashmë jemi në fazën ku politika nuk ka ndikim në gjithë këtë projekt”, thotë Nikolloski. 

Ai sot në deklaratë për media tha se bëhet fjalë për marrëveshje ndërshtetërore e cila sot pritet të ratifikohet nga ana jonë, ndërsa në takimin e fundit në Bruksel me nënkryetarin e Qeverisë bullgare, Grozdan Karaxhov, mori premtim se edhe Kuvendi bullgar do ta bëjë të njëjtën gjë. 

“Konfirmimi më i mirë i asaj që po them është se dje dhe pardje u mbajt takimi i parë në nivel teknik midis drejtorëve të dy kompanive të infrastrukturës hekurudhore dhe ekipeve të tyre në Sofje, në të cilin u punua intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit, që është kryesisht ajo mbi të cilën kemi punuar tashmë si dokumentacion. Takimi i dytë do të jetë në janar”, tha Nikolloski.

Paralelisht me këtë, siç theksoi, pritet që Bashkimi Evropian të sigurojë grant 100 për qind. 

“Kemi njoftim se do të jetë përmes mekanizmit SEFA, të cilin Bullgaria mund ta përdorë, por Maqedonia nuk mundet, por duhet të kalojë nëpër një procedurë të brendshme me Bashkimin Evropian për ta hapur atë për ne. Kjo do të thotë se po punojmë intensivisht me Bullgarinë për atë që është një marrëveshje. Përveç kësaj, ne kemi marrë përsipër detyrimet tona, dhe ata kanë marrë të vetat. Lidhur me detyrimet e tyre, për aq sa jam i informuar, procesi i ankesave për ndërtimin e seksionit nga Gjuesheva deri në kufi është aktualisht në proces, pas çka do të pasojë përzgjedhja e kontraktorit. Ata aktualisht janë duke projektuar me qëllim shpalljen e një tenderi për seksionin Sofje - Pernik - Radomir deri në Gjueshevë në pranverë. Vlera e parashikuar e seksionit të tyre është rreth 1,2 miliardë euro”, tha Nikolloski.

Sa i përket pjesës sonë, siç shtoi, “informacioni i parë për tenderin e Korridorit 8, faza e tretë foli në sajtin zyrtar të Bashkimit Evropian dhe në sajtin zyrtar për tenderë të BE-së, duke pasur parasysh se këtu kemi grant serioz dhe kredi të mira”. 

“Procesin e udhëheq Bashkimi Evropian, bashkë me Hekurudha infrastrukturë. Ai është hapi i parë që ishte bërë. Hapi i dytë, deri në fund të muajit, varet nga festat e fundvitit, duhet të dalë edhe tenderi për mbikëqyrje”, sqaroi Nikolloski. 

Sipas tij, tenderi për realizim pritet në fund të janarit dhe do të shkohet me procedurë komplet të re e cila do të sillet për herë të parë në këtë rajon. 

“Paralelisht, do të bëhet vlerësim si i përgatitjes teknike ashtu edhe i ofertave financiare, në mënyrë që të mos na ndodhë ajo që na ndodhi në Seksionin 2, ku u zgjodh kontraktor që nuk është serioz dhe që kërkon më shumë para sesa ajo që mori përsipër të bënte. Sigurisht, ai nuk do t'i marrë paratë dhe duhet të bëjë atë që mori përsipër. Progresi nuk është i kënaqshëm. Për të mos u futur në këtë situatë, me sugjerimin e BEI-së, do të ndjekim këtë procedurë”, deklaroi Nikoloski.

Në lidhje me punët në hekurudhën e shpejtë nga Korridori 10, Nikolloski thotë se për momentin punohen të gjitha aktivitetet përgatitore të cilat publiku nuk i sheh, por janë të suksesshme për realizim me sukses dhe nga momenti kur do të paraqitet ekskavatori i parë në terren nuk do të kalojnë më shumë se pesë vjet deri në përfundimin e punëve. 

“Do të doja të isha i saktë se cili është fillimi. Në perceptimin e njerëzve, këta janë ekskavatorë në terren. Në thelb, projekti ka filluar tashmë, sepse puna më e rëndësishme për një projekt po bëhet aktualisht. Nuk dua që të na ndodhë Ohër-Kërçovë, ku 11 vjet pas fillimit të punës në terren, tani po projektojmë shpate. Aktualisht po kryejmë të gjitha aktivitetet përgatitore që mund të mos jenë të dukshme për publikun, por janë më të rëndësishmet për zbatimin me sukses të projektit. Themi se nga momenti që shihet ekskavatori i parë në terren, deri në përfundimin e plotë, nuk duhet të kalojnë më shumë se pesë vjet, dhe nuk do të kalojnë më shumë se pesë vjet, sepse do të hyjmë në këtë punë shumë mirë të përgatitur”, theksoi Nikolloski. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR