Nikolloski: Nuk duhet të harrojmë pse u ngrit kryengritja, kundër kujt dhe kundër ideologjisë së kujt
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski kryesoi delegacionin qeveritar i cili, me rastin e 11 Tetorit, vendosi lule para monumenteve të Metodija Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu, monumentit tëGruas Luftëtare dhe para Tumës së të Pamposhturve.
- Post By Sara Ademi
- 14:09, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski kryesoi delegacionin qeveritar i cili, me rastin e 11 Tetorit, vendosi lule para monumenteve të Metodija Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu, monumentit tëGruas Luftëtare dhe para Tumës së të Pamposhturve.
"Kjo ditë duhet të na kujtojë edhe pse e festojmë. Nuk duhet të harrojmë pse u ngrit kryengritja, kundër kujt u ngrit dhe kundër ideologjisë së kujt u ngrit kryengritja. Është e qartë se Maqedonia ishte nën pushtim, jo nën administrim, është e qartë se kishte një Luftë të fortë Çlirimtare Popullore, jo një luftë ideologjike midis të majtëve dhe të djathtëve dhe midis komunistëve dhe monarkistëve, por një luftë të qartë kombëtare të popullit maqedonas për çlirimin e popullit. Nuk është rastësi që çetat partizane mbanin emrat e luftëtarëve të Ilindenit dhe figurave më të larta të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase, kështu që 11 Tetori është vazhdim i 2 Gushtit, nëse nuk do të ekzistonte 2 Gushti, nuk do të ekzistonte 11 Tetori, dhe nëse nuk do të ekzistonte 11 Tetori, nuk do të ekzistonte 8 Shtatori 1991", tha Nikollovski.
Sipas tij, populli maqedonas ka vazhdimësinë e vet historiko-politike dhe veçantinë e qartë kulturore dhe gjuhësore, të cilën e mohon, veçanërisht fqinji ynë lindor.
"Diçka që duhet ta kundërshtojmë fuqishëm dhe t'i përmbahemi atyre që janë parimet themelore të shtetësisë maqedonase", tha Nikolloski. sa/
Foto: Ministria e Transportit