Nikolloski: Nga Shkupi deri në Paris linjë e re ajrore me kompaninë ajrore Izixhet
- – Kemi dy lajme të mira, i pari është se përfundimisht do të vendosët linjë e drejtpërdrejtë nga Shkupi deri në Amsterdam, që është mundësi e madhe për turizmin, duke pasur parasysh se Maqedonia është destinacion i famshëm për holandezët. Dhe lajmi më i ri është se kompania ajrore Izixhet formalisht parashtroi dokumente në ministri për Shkup – Paris deri në aeroportin “Orli”, i cili është më afër qendrës së Parisit, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Fitore Curri
- 10:52, 10 janar, 2025

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) – Kemi dy lajme të mira, i pari është se përfundimisht do të vendosët linjë e drejtpërdrejtë nga Shkupi deri në Amsterdam, që është mundësi e madhe për turizmin, duke pasur parasysh se Maqedonia është destinacion i famshëm për holandezët. Dhe lajmi më i ri është se kompania ajrore Izixhet formalisht parashtroi dokumente në ministri për Shkup – Paris deri në aeroportin “Orli”, i cili është më afër qendrës së Parisit, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Transportit, ai potencoi se në periudhën e ardhshme pritet të konfirmohen edhe 3-4 destinacione deri te të cilat do të fluturohet nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut.
“Në kushtet kur Aeroporti i Prishtinës po e kalon atë të Shkupit, ndërsa ai i Ohrit do të përballet me konkurrencë serioze nga aeroporti i Vlorës, i cili po ndërtohet për momentin, si dhe nga aeroportet më të vogla greke në pjesën veriore të Greqisë, kuptova se duhet të bëjmë ndryshim drastik. Ne e bëmë atë ndryshim me politikën e subvencionimit të fluturimeve, ku subvencionet së pari do të shkojnë për udhëtarët që vijnë në Maqedoni, e jo për udhëtarë që largohen nga vendi, siç bëri qeveria e kaluar. Së dyti, subvencionet janë rritur në mënyrë drastike dhe për aeroportin e Ohrit janë më të larta se ai i Shkupit, për të tërhequr turistë. Kjo i dha rezultatet e para dhe tashmë kemi 8 linja të reja. Nga Shkupi do të ketë fluturime për në Dubai, Barcelonë, Lion dhe Shtutgart, ndërsa nga Ohri, Bazeli dhe aeroporti kryesor i Stambollit janë konfirmuar si destinacione”, theksoi Nikolloski, i cili shtoi se lidhja me këtë aeroport në Stamboll tashmë ka sjellë rezervime të biletave nga Sidnej, Uashington, Toronto dhe metropolet e tjera botërore në Ohër. fc/