Nikolloski nga Dojrani: E parandaluam mafian urbane këtu, tani është koha të ndodhin edhe ndryshimet
- Në tubimin e sotëm kombëtar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në Dojran, mbajti fjalim zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili tha se është koha që edhe këtu të ndodhin ndryshime në nivel lokal.
Dojran, 10 tetor 2025 (MIA) - Në tubimin e sotëm kombëtar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në Dojran, mbajti fjalim zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili tha se është koha që edhe këtu të ndodhin ndryshime në nivel lokal.
"Pas ndryshimeve që ndodhën në Dojran vitin e kaluar, mendoj se është koha që ato të ndodhin edhe në nivel lokal. Përveç ndryshimeve që ndodhën vitin e kaluar në nivel qendror, dhe tashmë kemi një qeveri të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, e cila një vit e tre muaj ka dhënë rezultate dhe reforma, një ringjallje ekonomike të Maqedonisë, është koha që ndryshimet të ndodhin edhe në nivel lokal. E shihni që në nivel lokal po përpiqen të shpëtojnë veten në minutën e fundit, po ndërrojnë kandidatë, deri më tani kanë një kryetar komune dhe tani kanë një kandidat tjetër. Por mendoj se kjo nuk do t'i shpëtojë në asnjë mënyrë", tha Nikolloski.
Ai tha se duhet të kryhet një hetim i detajuar për atë që bëri kryetari i mëparshëm i komunës.
Ai falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me mosfunksionimin e Hidrosistemit "Gjavato", nga i cili mbushet me ujë Liqeni i Dojranit, dhe tha se gjëja më e rëndësishme është të shpëtohet dhe mbrohet Liqeni. ls/
Foto: Printskrin