• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikolloski: Ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik po miratohen pikërisht tani që të mund t'ua transferojmë mjetet e premtuara komunave

Nikolloski: Ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik po miratohen pikërisht tani që të mund t'ua transferojmë mjetet e premtuara komunave

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Ndryshimet Ligjit për planifikim urbanistik janë duke u miratuar për momentin, sepse dje është miratuar ribalancimi i Buxhetit, sot është miratuar Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ne menjëherë dëshirojmë të realizojmë premtimin tonë se do t'ua lëshojmë mjetet komunave. Këtë vit për katër muajt e mbetur do t'u transferojmë 100 milionë euro", tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Siç theksoi, kanë premtuar se do të transferojnë mjete për çdo vit në komuna që të mbyllen njëherë e përgjithmonë të gjitha çështjet e infrastrukturës në të gjitha komunat, pavarësisht se nga cila parti është kryetari i komunës, ndërsa që të mund të transferohen mjete nga Buxheti duhej të miratoheshin këto ndryshime ligjore.

"Ideja është që pas katër vitesh të mos flasim më nëse ka apo jo rrugë të paasfaltuara, nëse ka apo nuk ka rrjet të ujësjellësit apo kanalizimit në një vend të populluar, nëse ka mungesë ambulance diku, nëse spitali eshte ne gjendje te mire, nëse ka kopsht ose shkollë. Për ta realizuar këtë, përveç mjeteve, duhet të përpunohen edhe projekte", tha Nikoloski në i ftuar në TV Kanal 5.

Prandaj themi që të ndërtohen shkolla, ambulanca, spitale dhe garazhe shumëkatëshe në pronësi 100 për qind të shtetit apo komunës dhe të financuara ekskluzivisht nga paratë e komunës apo shtetit, do t[ mund të zbatohen procedura më të thjeshta në mënyrë që komunat të jetë në gjendje të krijojë shpejt plane për këto qëllime dhe t'i realizojnë ato shpejt.

Reagim ndaj ligjit, siç tha, ka vetëm një organizatë joqeveritare - Nisma O2, e cila ka mundur të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare, e cila po ndodh për herë të parë në historinë e Kuvendit.

Ai tha se struktura të caktuara në shoqëri krijojnë histeri në fushën e urbanistikës, gjë që kontribuon që ata që merren me ndërtim të shihen si “djajtë e zi në publik”.

"Njëkohësisht oferta po bie, kërkesa po rritet dhe në kushte të tilla çmimi i banesave shkon deri në 2000 euro për metër katror. Është legjitime të shtrohet pyetja nëse këta aktivistë që janë kundër miratimit të planeve të detajuara urbane nuk kanë qëllime të tjera për të arritur në 3000 euro për metër katror dhe me këtë gjëja e parë që do të bëjnë të rinjtë është të lëvizin jashtë vendit", thekson Nikolloski.

Theksoi se asnjë familje normale nuk mund të ndajë 3000 euro për një sipërfaqe katrore dhe për këtë arsye ata ikin jashtë vendit.

"Shkupin e shndërruam në qytet-shtet dhe kur e bën këtë, është normale që çmimet për metër katror të shkojnë shumë lart dhe në të njëjtën kohë humbet vlera e gjithçkaje jashtë Shkupit. Prandaj jemi përballë faktit që njerëzit në brendësi të Maqedonisë nuk mund të shesin shtëpi për 50 mijë euro dhe me to nuk mund të blejnë 30 metra katrorë në Shkup. Prandaj nuk duhet të pretendojmë të jemi ambientalistë dhe mbrojtës të natyrës, ndërsa thelbi është se po i dëbojmë njerëzit", thekson Nikolloski. ls/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR