Nikolloski: Ndërtimtaria dhe transporti po rriten, projektet e mëdha po kryhen mirë, fokusi ynë është te kompanitë e vogla dhe të mesme të ndërtimit
- Ndërtimtaria e Maqedonisë duhet të rritet. Shifrat e para janë shumë optimiste sepse në gjysmën e parë të vitit krahasuar me vitin e kaluar, u vu re rritje në ndërtim prej 9 për qind, ndërsa rritja në shërbimet e transportit është 6,1 për qind dhe është shumë më e lartë se rritja të cilën e ka vendi. Kjo tregon se këto dy sektore rriten, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
- Post By Ramize Qamili
- 09:18, 13 nëntor, 2025
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Ndërtimtaria e Maqedonisë duhet të rritet. Numrat e parë janë shumë optimiste sepse në gjysmën e parë të vitit krahasuar me vitin e kaluar, u vërejt rritje në ndërtimtari prej 9 për qind, ndërsa rritja në shërbimet e transportit është 6,1 për qind dhe është shumë më e lartë se rritja të cilën e ka vendi. Kjo tregon se këto dy sektore rriten, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Ai në një intervistë në "Top Tema", theksoi se projektet e mëdha kapitale po realizohen me dinamikë të shkëlqyer, ndërsa fokusi në periudhën e ardhshme duhet të jetë te kompanitë e vogla dhe të mesme të ndërtimit. Ndihma e drejtpërdrejtë e Qeverisë për komunat arrin në 500 milionë euro.
"Për të inkurajuar llojin e zhvillimit ekonomik që duam, filluam të mbështesim komunat. Kjo është folur për dekada të tëra dhe tani ato po mbështeten. Mjetet janë pjesë e Bankës Botërore, pjesë e buxhetit, vitin e kaluar 100 milionë euro, këtë vit 250 milionë euro mbështetje. Nëse kësaj i shtojmë edhe programet e disa ministrive të tjera arrijmë deri në 500 milionë euro", theksoi Nikolloski.
Ai potencoi se Qeveria po përballet me një problem ku kompanitë e ndërtimit nuk mund ta ndjekin numrin dhe dinamikën e projekteve që i ofron Qeveria.
"Dhe tani po përballemi me një situatë ku këto projekte nuk mund të realizohen sepse kontraktorët që i kanë marrë ato projekte nuk po punojnë sipas tempos së marrëveshjes. Ne për herë të parë, kemi një situatë ku kemi para, ndërsa kompanitë nuk po ndjekin ambicien e Qeverisë. Dhe pranoj një përgjigje objektive nga kompanitë se sektori i ndërtimtarisë është lënë pas dore për dekada dhe se ato nuk mund të rriten më shumë se 15 deri në 20 për qind në vit. Ajo që nuk e pranoj është mënyra se si e marrin përsipër punën që nuk mund ta kryejnë", theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai theksoi se vazhdimisht udhëhiqet një dialog midis Odeës Ekonomike dhe Qeverisë me qëllim arritjen e ekuilibrit dhe tejkalimin e kësaj gjendje. rq/
Foto: arkivi i MIA-s