• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nikolloski - Nagj: Projektet rajonale në infrastrukturë dhe transport janë prioritet i përbashkët mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Nikolloski - Nagj: Projektet rajonale në infrastrukturë dhe transport janë prioritet i përbashkët mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në kuadër të vizitës së tij në Hungari sot realizoi takim me ministrin hungarez të ekonomisë kombëtare Marton Nagj, ku u diskutua për projektet e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, rritja e planifikuar ekonomike, investimet e reja dhe politikat aktuale.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, në takim është diskutuar edhe për politikat ekonomike të Qeverisë së Hungarisë dhe planin e tyre të rritjes, si dhe mundësitë për bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik midis dy vendeve.

"Projektet rajonale në infrastrukturë dhe transport janë një prioritet i përbashkët i Maqedonisë dhe Hungarisë, si kusht për rritje të përshpejtuar ekonomike dhe lidhje më të mirë në rajon. Marrëveshja qeveri-qeveri e nënshkruar midis Maqedonisë dhe Hungarisë bartë gjithashtu përfitime të mëdha për qytetarët e dyja vendeve. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer dhe ato do të intensifikohen në fushën e ekonomisë dhe investimeve", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve (MTL).

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski me ftesë të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban nga dje po qëndron për vizitë në Budapest dhe po merr pjesë në kremtimet e Ditës nacionale të Hungarisë.

Foto: Ministria e Transportit

 

QËNDRONI TË LIDHUR