Nikolloski: Në Krushevë do të ndërtohet sallë sportive dhe një qarkore, do t'i rehabilitojmë edhe rrugët
- Krusheva ka nevojë për zhvillim, turizëm dhe projekte të reja. Me kryetarin e ardhshëm të komunës nga VMRO-DPMNE, Niko Çoneski, do ta zhvillojmë qytetin, do të ndërtojmë një qarkore, një sallë të re sportive dhe do të rindërtojmë rrugët që lidhin Krushevën, theksoi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski, në takimet me qytetarët në Krushevë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:30, 31 tetor, 2025
Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Krusheva ka nevojë për zhvillim, turizëm dhe projekte të reja. Me kryetarin e ardhshëm të komunës nga VMRO-DPMNE, Niko Çoneski, do ta zhvillojmë qytetin, do të ndërtojmë një qarkore, një sallë të re sportive dhe do të rindërtojmë rrugët që lidhin Krushevën, theksoi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski, në takimet me qytetarët në Krushevë.
Nikolloski paralajmëroi se përmes Ndërmarrrjes Publike për Rrugë Shtetërore në Krushevë do të realizohen katër projekte.

"Jam i kënaqur që kemi projekte të shumta të realizuara dhe projekte në paralajmërim. Duam të krijojmë një bum infrastrukturor këtu në Krushevë, në mënyrë që të zhvillohet ekonomikisht. Mund të paralajmëroj se përmes NP për Rrugë Shtetërore do të kemi katër projekte të mëdha. Njëri është rehabilitimi i plotë i rrugës rajonale nga Krivogashtani në Krushevë, i dyti është rehabilitimi i rrugës rajonale që shkon nga Dollno Sladuevë në Krushevë, 20 kilometra e gjatë, kjo është pjesa nga Demir Hisari kur të vini në Krushevë. I treti është asfaltimi i plotë i rrugës nga "Pusta Reka", një fshat në territorin e Krushevës deri në fshatin Cer në Komunën e Kërçovës. Këto janë punime që do të kryhen nga NPRRSH, që praktikisht do të thotë se dy hyrjet në qytet do të rehabilitohen plotësisht për ta bërë më të lehtë arritjen në qytet", theksoi Nikolloski.
Siç shtoi Nikolloski, përmes Ministrisë së Transportit po punohet edhe në rrugët lokale në qytet, dhe vijojnë projekte të reja me mbështetjen e Qeverisë.

Ai paralajmëroi edhe ndërtimin e një salle sportive shumëfunksionale me qëllim kryesor përgatitjen e ekipeve kombëtare në sporte të ndryshme.

Siç theksoi, në Krushevë po vijnë ndryshimet.
Foto: Qendra për Komunikme e VMRO-DPMNE-së