Nikolloski: Me pesë lokomotivat e reja dhe katër ekzistueset, plotësisht do të mbulohet transporti kargo
- Me flotën e re prej pesë lokomtivëve dhe katër lokomotivave ekzistuese më të reja, do të kemi nëntë lokomotiva moderne të cilat do të jenë në gjendje të mbulojnë plotësisht transportin e mallrave, tha sot zëvendskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me BERZH-in me vlerë prej 20,9 milionë euro të destinuara për modernizimin e HRMV Transport.
- Post By Ramize Qamili
- 15:31, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Me flotën e re prej pesë lokomtivëve dhe katër lokomotivave ekzistuese më të reja, do të kemi nëntë lokomotiva moderne të cilat do të jenë në gjendje të mbulojnë plotësisht transportin kargo, tha sot zëvendskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me BERZH-in me vlerë prej 20,9 milionë euro të destinuara për modernizimin e HRMV Transport.
Sipas tij, kjo është veçanërisht e rëndësishme për Korridorin 10, e cila duhet të shënojë rritje në vitet e ardhshme, si dhe për Korridorin 8 që momentalisht Maqedonia intenzivisht po e zhvillon përmes investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën hekurudhore.
"Njëkohësisht, ky investim është pjesë e vizionit më të gjërë për Shkupin - përmirësimi i cilësisë së ajrit përmes futjes së trenit të qytetit. Për momentin, po punohet në njërën nga tre linjat në seksionin e infrastrukturës, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të punohet në dy të tjerat. Kur të përfundojë i gjithë projekti, në ato linja do të operojnë vetëm trena elektrikë, me një qëllim të qartë - të eliminohet plotësisht përdorimi i lokomotivave me naftë dhe trenave me naftë në kryeqytet dhe të kontribuohet në një cilësi më të mirë të ajrit. Së fundmi, dua t'ju falënderoj edhe një herë. Tani po hyjmë në pjesën më të vështirë, por thelbësore - zbatimin me sukses të furnizimit. Shpresoj që deri në mars, në bashkëpunim me BERZH-in, do të arrijmë të shpallim thirrjen dhe më pas të realizojmë me sukses dorëzimin e lokomotivave të reja", theksoi Nikolloski.
Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes, vlerësoi, është një mundësi për të përfunduar një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm që do të thotë furnizimi i të paktën pesë lokomotivave të reja elektrike, së bashku me pjesët rezervë shoqëruese.
Në nënshkrimin e Marrëveshjes me BERZH-in në Qeveri mbajtën fjalim dhe kryeministri Hristijan Mickoaki, si dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. rq/
Foto: MIA