Nikolloski: Linja e re ajrore Shkup - Këln do të thotë shumë për zhvillimin e turizmit, ekonominë dhe biznesin
- Zëvendëskryeminitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se kompania ajrore "Wizz Air" ka filluar me shitjen e biletave për linjën e re ajrore Shkup - Keln.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:26, 7 gusht, 2025
Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryeminitri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se kompania ajrore "Wizz Air" ka filluar me shitjen e biletave për linjën e re ajrore Shkup - Këln.
"Kjo linjë ajrore ka shumë rëndësi për zhvillimin e turizmit, për diasporën tonë dhe për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit. Vazhdojmë të zhvillojmë transportin ajror në Maqedoni," ka shkruar Nikolloski në Fejsbuk. qa/
Foto: Fejsbuku i zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski