Nikolloski: Deri në fund të vitit edhe gjashtë linja të reja ajrore
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në emisionin "Vetëm intervistë" (Samo intervju) në Kanal 5 mbrëmë paralajmëroi të paktën edhe gjashtë linja të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:37, 13 dhjetor, 2024
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në emisionin "Vetëm intervistë" (Samo intervju) në Kanal 5 mbrëmë paralajmëroi të paktën edhe gjashtë linja të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit.
"Tashmë kemi sjellë katër nga Shkupi dhe dy nga Ohri, ndërsa këto gjashtë të reja do të vihen në funksion deri në fund të vitit. Do të kemi destinacione të reja. Deri në fund të vitit do të shpallim gjashtë linja të reja që do të operojnë nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Kur erdha në postin e ministrit pashë që numri i udhëtarëve po zvogëlohet, ndërsa aeroportet e rajonit po shtonin konkurrencën. Duhet të them që nga karakteri kam një shpirt konkurrues dhe ky ishte një motiv i madh për të ndryshuar gjërat dhe tani gjërat po ndryshojnë. Do të kemi destinacione të reja dhe le të urdhërojnë kolegët nga Bullgaria, Shqipëria, Serbia që të garojmë, mendoj se unë do të sjell më shumë linja ajrore", theksoi Nikolloski. rq/
Foto: MIA