• e premte, 27 dhjetor 2024

Nigeri dhe Ukraina temat kryesore në takimin joformal të shefave të diplomacisë së BE-së

Nigeri dhe Ukraina temat kryesore në takimin joformal të shefave të diplomacisë së BE-së

 Bruksel, 31 gusht 2023 (MIA) - Situata në rajonin e Sahelit, para së gjithash në Niger, si dhe agresioni rus ndaj Ukrainës dhe iniciativa paqësore e propozuar nga Kievi, do të jenë temat kryesore të takimit të sotëm joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet në qytetin spanjoll Toledo.

Nikoqir i takimit, me të cilin do të kryesojë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli, do të jetë ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, do të organizohet nga ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe Bashkëpuni, Hoze Manuel Albares, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në. 

Boreli dje në konferencë për shtyp pas takimit joformal të ministrave të mbrojtjes së BE-së, që gjithashtu u mbajt në Toledo, paralajmëroi se në takimin e sotëm shefat e diplomacive për vendet anëtare do të bisedojnë për planin që po e përgatit Unioni për vendosjen e sanksione për anëtarët e juntës në Niger, që u formua pas grushtit të shtetit të muajit të kaluar në këtë vend afrikan.

Ai paralajmëroi se në takimin e sotëm do të propozojë hartimin të kornizls juridike për vendosjen e sanksioneve për përgjegjësit për grushtin e shtetit në Niger, ku BE-ja do të përpiqet t'i pasqyrojë masat e marra nga Organizata Ekonomike e Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOVAS). 

 Sipas Borelit, në takimin e sotëm do të bisedohet edhe planin e  KE-së për formimin e një Fondi për mbështetje financiare afatgjatë të Ukrainës për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027, përmes të cilit vendit do t'i sigurohen pesë miliardë euro ndihmë çdo vit.

Takimet joformale të ministrave të BE-së janë tubime ku nuk merren kurrfarë vendimesh, por vetëm bisedohet  për tema të caktuara dhe shkëmbehen mendime dhe pikëpamje mbi bazë të të cilave hartohen projekt-zgjidhjet të cilat miratohen në mbledhje ministrore formale. 

 Foto: BE

 

QËNDRONI TË LIDHUR