• e shtunë, 05 tetor 2024

Ngushëllime nga udhëheqësia e MIA-s për familjen e Lupço Jakimoskit

Ngushëllime nga udhëheqësia e MIA-s për familjen e Lupço Jakimoskit

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Ngushëllime të sinqerta familjes së Lupço Jakimovskit sot i shprehën drejtori i përgjithshëm Dragan Antonovski, zëvendësdrejtori Halit Ajdini dhe anëtarët e Këshilit Drejtues të MIA-s.

Lupço Jakimovski, si ish drejtor i MIA-s, në këtë institucion kaloi 11 vite dhe me kontributin e tij la gjurmë serioze në punën e agjencisë.

Ai ndërroi jetë mbrëmë në moshën 61-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër. Ka lindiur në vitin 1961, nëj fshatin Velestovë, Ohër. Kag përfunduar Fakultetin Filologjik në Shkup - grupi Histori e Letësisë së Kombeve të RSFJ-së. Dy herë është zgjedhur deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në përbërjen e parë parlamentare dhe më vonë edhe në vitin 1998. Vitin e njejtë është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, funksion që e ka kryer deri në vitin 2002. Në vitin 2006 është zgjedhur drejtor dhe kryeredaktor i MIA-s deri në vitin 2017.  Lupço Jakimovski do të varroset në vendlindjen e tij Velestovë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR