• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ngushëllime deri te populli iranian nga liderët e disa vendeve të botës

Ngushëllime deri te populli iranian nga liderët e disa vendeve të botës

Teheran, 20 maj 2024 (MIA) - Liderët e një numri të madh të shteteve botërore kanë shprehur ngushëllime drejt popullit iranian për vdekjen e presidentit të vendit Ebrahim Raisi, ministrit të Punëve të Jashtme Hosein Amir Abdolahian dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit në helikopter.

Ministri rus për Punë të Jashtme, Sergej Lavrov shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, si dhe mbarë popullin e Iranit.

"Në Rusi, presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hosein Amir Abdolahian njiheshin si miq të vërtetë dhe të besueshëm të vendit tonë. Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit për përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besueshëm është i paçmuar”, tha Lavrov.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot shprehu gjithashtu ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin për Punë të Jashtme Hosein Amir Abdolahian, duke theksuar se Turqia solidarizohet me Iranin.

Erdogan në platformën X shkroi e kujton Raisin me respekt dhe mirënjohje, duke theksuar se presidenti iranian ka bërë përpjekje për paqen në Iran dhe rajon.

"Turqia qëndron me Iranin në këtë kohë të vështirë," tha Erdogani duke e quajtur Raisin një "koleg dhe vëlla të vlefshëm".

Edhe ministri për Punë të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan ka shprehur ngushëllime drejt Teheranit për vdekjen e presidentit Raisi dhe shoqëruesve të tij në aksidentin e helikopterit.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, poashtu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Raisit, ndërsa vendi do të shpallë gjithashtu ditë zie.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zajed Al Nahajan, deklaroi se vendi i tij qëndron pranë Iranit në këtë moment të vështirë dhe shprehu ngushëllimet e tij drejt qeverisë dhe popullit iranian.

Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad shprehu gjithashtu ngushëllime deri te qeveria dhe populli i Iranit dhe konfirmoi solidaritetin e vendit të tij me Iranin dhe familjet e viktimave.

Edhe kryeministri i Malajzisë Anvar Ibrahim shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për popullin e Iranit pas vdekjes së Raisit dhe Amir Abdolahianit.

Në postimin në X, ai shkruan: “Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen tragjike të presidentit Ebrahim Raisi, ministrit për Punë të Jashtme Hosein Amir Abdolahian dhe disa zyrtarëve të tjerë të Republikës Islamike të Iranit”. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR