Ngritet procedurë për një rast të dhunës në familje në Shkup
- – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë kundër një personi për vepër penale – Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
- Post By Fitore Curri
- 20:04, 17 qershor, 2025

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë kundër një personi për vepër penale – Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Gjatë një incidenti të kryerjes së dhunës në familje, i dyshuari 41-vjeçar e ka lënduar fizikisht gruan e tij. Së pari, në gjendje të dehur, e ka detyruar atë të shkojë menjëherë dhe të tërheqë para nga paga e saj nga një bankomat për të blerë drogë. E dëmtuara e ka dëgjuar, por gjatë kthimit për në shtëpinë e tyre, ai ka filluar një grindje verbale, e ka ndaluar automjetin dhe i ka thënë të dalë. Pasi ajo ka dalë, ai ka filluar ta kthejë automjetin me qëllim që ta godasë. Meqenëse nuk ia ka dalë, e ka ndaluar automjetin, ka ecur drejt të dëmtuarës dhe më pas i ka marrë telefonin celular për të kontrolluar se me kë po fliste. Në një moment, e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me shuplakë dhe grushte në fytyrë dhe qafë, nga të cilat goditje e dëmtuara ka pësuar lëndime fizike në formën e mavijosje në fytyrë, qafë dhe dorë”, njoftoi PTHP Shkup.
Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat, prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake i ka propozuar që të përcaktojë masën e kujdesit – ndalesë që i dyshuari t’i afrohet ose të vendosë, gjegjësisht të ketë kontakte ose lidhje me viktimën. fc/
Foto: MIA