• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ngritet procedurë kundër 43 personave për mashtrime me "kredi të shpejta"

Ngritet procedurë kundër 43 personave për mashtrime me

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka iniciuar procedurë kundër gjithsej 43 personave, të cilët përmes veprave të ndryshme të mashtrimit kompjuterik, falsifikimit të dokumenteve dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, kanë marrë pjesë në mashtrime të shumta të qytetarëve me "kredi të shpejta".

PTHP Shkup njoftoi se për katër nga të dyshuarit, ndër të cilët edhe një zyrtar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ka filluar hetim për veprat penale – Falsifikim të dokumenteve nga neni 378, Keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 149, mashtrimi kompjuterik nga neni 251-b të Kodit Penal, ndërsa pjesa tjetër përfshihen në procedurën me veprime individuale të ndihmës dhe bashkëkryerjes në secilin nga rastet veç e veç.

Gjatë procedurës parahetimore, prokuroria në koordinim me MPB-SPB Shkup, siguroi material të vëllimshëm dëshmues duke filluar nga korriku i vitit 2022, duke përdorur modalitete të ndryshme në kryerje, të dyshuarit me paramendim kanë kryer veprime të lidhura kohore që paraqesin kryerjen e shumëfishtë të veprave të njejta. Megjithatë kanë përdorur marrëdhënie të njejta të përhershme, të njejtat  mundësi dhe rrethana të ngjashme, ndërsa qëllimi përfundimtar ishte të marrin përfitim material për veten.

Kështu, disa nga të dyshuarit, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj dhe pa pëlqimin e qytetarëve, kanë përdorur të dhëna personale të të tjerëve, kanë bërë dokumente publike false dhe kanë falsifikuar dokumente të vërteta publike me qëllim që këto dokumente t'i përdorin si të vërteta. Duke futur të dhëna të rreme në sistemet e informacionit të dhjetëra kompanive të ndryshme për "kredi të shpejta", si dhe duke falsifikuar nënshkrimet elektronike, kanë marrë hua në emra të të dëmtuarve pa dijeninë e tyre, duke krijuar detyrimin për personat që të shlyejnë mjetet e dyshuara të marra hua.

Disa nga të dyshuarit kanë falsifikuar të dhënat e punësimit të personave të papunë, duke i paraqitur si të punësuar dhe të aftë për kredi dhe në bazë të këtyre të dhënave kanë nxjerrë para nga kompanitë e kreditit që atëherë nuk janë mbledhur. Në këtë i ka ndihmuar edhe i dyshuari, zyrtar i punësuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësore në RMV, i cili i ka vënë në dispozicion mjetet, përkatësisht një NVSHS të cilin e kishte siguruar më parë përmes kompjuterit të tij nga sistemi elektronik i Fondit.

Të dhënat e tilla të rreme personat i kanë përdorur për të marrë edhe nga disa kredi nga shoqata të ndryshme në një ditë, me të cilën kanë marrë përfitim të madh material. Pastaj paratë i kanë tërhequr nga llogaria dhe në pjesën më të madhe ua kanë dhënë organizatorëve të dyshuar për mashtrime të tilla.

Interesi material i mbledhur në mënyrë joligjore nga të gjitha veprimet e tilla në vëllim të përgjithshëm tejkalon tre milionë denarë.

Prokurori publik te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale - Shkup do të dorëzojë propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për tre nga të dyshuarit të përfshirë me urdhërin për hetim, ndërsa i katërti tashmë gjendet në paraburgim në procedurë për vepër tjetër penale", citohet në kumtesën e PTHP-së Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR