• e premte, 05 dhjetor 2025

Ngritet aktakuzë ndaj dhjetë personave për shitje të kokainës dhe marihuanës

Ngritet aktakuzë ndaj dhjetë personave për shitje të kokainës dhe marihuanës

Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit PTHP NKOK sot në brifing me mediat informoi se është ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për shitje të drogës, më së shpeshti në Aerodrom dhe lokale në atë territor.

Ky rast, siç informon prokuroria, ka filluar me 16 persona, nga një grup i afërt me Rade Trajkovski Shtekli, por është arritur marrëveshje me shtatë, të cilët nuk do të jenë në këtë rast. Bëhet fjalë për autorë të një deri në dy krime të shitjes së kokainës në doza të vogla, për të cilët marrëveshjet e fajësisë janë dënime me burg nga 3 deri në 3.5 vjet.

Për këtë rast prokuroria pothuajse një vit ka siguruar prova me masa të veçanta hetuese, më së shumti nga shitblerjet ishin në Aerodrom dhe lokalet e atij territori.

Grupi më së shumti përdorte Snapçat-in për komunikim të ndërsjellë, si dhe u përgjuan edhe shumë vepra të tjera kriminale, por nëse vërtetohej, e gjithë procedura do të ishte e rëndë. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë (PTHP NKOK) thekson se në hetim ka ndihmuar shumë sistemi "selebriti" për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat dhe pajisjet elektronike, i cili është donacion i Ambasadës Amerikane. Pa pajisje të tilla, një krim i tillë nuk mund të ndiqet penalisht, pasi siç theksojnë ata, pajisjet dhe telefonat e sekuestruara gjatë hetimeve dhe analizave të tyre mjeko-ligjore kanë nxjerrë të dhëna jashtëzakonisht të rëndësishme që i kanë ardhur në ndihmë hetimit.

Siç informon PTHP NKOK, në kumtesë pas brifingut të sotëm, në periudhën nga janari i vitit 2024 deri në janar të vitit 2025 të pandehurit si dhe disa persona janë shoqëruar në grupin kriminal i cili në territorin e qytetit të Shkupit është marrë me tregti ilegale me droga narkotike - kokainë dhe marihuanë.

"Në bazë të dëshmive të mbledhura në procedurën hetuese është konfirmuar se grupi qartë është strukturuar dhe ka pasur role ashpër të definuara mes anëtarëve - nga furnizimi dhe deponimi, deri te paketimi, transporti dhe shitja e drogës. Droga është deponuar në banesa speciale të marra me qira, ndërsa pastaj në sasi më të vogla është shpërndarë dhe shitur në tregun narkotik, pas çmimeve të konfirmuara prej 4.500 deri në 6.000 denarë për një gramë kokainë dhe 200 deri 300 denarë për një gram marihuanë. Paratë e shitjes janë dorëzuar te i pandehuri i parë i cili si shpërblim një pjesë të parave ua ka dhënë të pandehurve tjerë, ndërsa u ka dhënë edhe udhëzime për zgjerimin e rrjetit për rishitës", thuhet në kumtesë.

Anëtarët e grupit përdorën një rrjet rishitësish dhe ndërmjetësuesish, shtatë prej të cilëve të përfshirë në këtë çështje, u deklaruan fajtorë dhe arritën marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë, duke marrë dënime me burg. Me aktakuzë, prokurori në fjalë ka paraqitur propozim për vazhdimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për të pandehurit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR