• e premte, 19 prill 2024

Ngjitëse me shenjën “NMK” në vend të targave të reja

Ngjitëse me shenjën “NMK” në vend të targave të reja

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Ngjitëse me shenjën "NMK" në vend të targave të reja, për mbrojtjen e qytetarëve nga shpenzimet financiare dhe nxjerrjen e dokumentacionit të ri,  vendosi Qeveria në seancën e sotme. 

Me vendosjen e  një ngjitëseje në targa, sipas informacioneve të MPB-së,  në tërësi respektohet obligimi për shenjën e kodit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut në targat  e automjeteve, nga një anë, ndërsa nga ana tjetër, shpenzimet financiare për këtë zgjidhje janë pothuajse të pakrahasueshme me shumën e kërkuar për zëvendësimin me targa të reja.

 Ngjitëse duhet të vendosin automjetet të cilat kanë targa me shenjën "MK", me çfarë do të shmangen shpenzimet financiare shtesë, për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, që lidhen me numrin e targës së regjistrimit.

Vendosja e  ngjitëseve me shenjën “NMK” në targa, sipas arsyetimit të MPB-së, do të jetë lehtësim edhe për transportuesit që udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi, në mjetet transportuese t'i mbajnë targat ekzistuese, me çfarë do të mbrohen  nga nevoja për ndryshime në dokumentacionin e plotë në shtetet anëtare të BE-së. 

 "Pas kësaj, MPB-ja do të përgatisë  ndryshim të Rregullores ekzistuese për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për lëshimin e targave provuese, formën dhe përmbajtjen e targave  dhe targave provuese të automjeteve, si dhe mënyrën dhe procedurën e lëshimit të tyre dhe qytetarët do të mund me shpenzime minimale  ta kryejnë këtë obligim qytetar" ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Fejsbuk, duke e përshendetur vendimin e Qeverisë. ar/

 Foto: Qeveria  RMV-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR