• e premte, 05 korrik 2024

Ngjarjet më të mëdha sportive në botë në vitin 2024

Ngjarjet më të mëdha sportive në botë në vitin 2024

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Në vitin 2024 ngjarja më e madhe sportive do të jenë Lojërat olimpike në Paris. Kryeqendra franceze është qyteti i dytë pas Londrës që është nikoqir i tre Lojërave olimpike verore, pasi më parë ishte organizator i Lojërave në 1900 dhe 1924. Nga 14 qershor deri më 14 korrik do të mbahet edhe Euro 2024 në futboll në Gjermani. 

Ngjarjet më të mëdha sportive në botë në vitin 2024:

12 janar - 10 shkurt: Kupa e Azisë në futboll (nikoqir Katari)
13 janar - 11 shkurt: Kupa afrikane e kombeve (futboll, Bregu i Fildishtë)
14 - 28 janar: Australian open (tenis, Melburn, Australi)

2 - 18 shkurt: Kampionati botëror i sporteve në ujëra (Doha, Katar)

2 shkurt - 16 mars: Gjashtë kombe (ragbi, Angli, Francë, Irlandë, Itali, Skoci dhe Uells)
11 shkurt: Super Bol (NFL, Nevada, SHBA)

3 mars: Maratona në Tokio (Japoni)

11 - 14 prill: Masters në golf, (Augusta, SHBA)
15 prill: Maratona e Bostonit (Boston, SHBA)
20 prill – 6 maj: Kampionati botëror në snoker (Shefild, Angli)
21 prill: Maratona e Londrës Londër (Angli)

4 - 26 maj: Xhiro d'Italia (çiklizëm) – Itali

16 - 19 maj: Kampionati PGA golf (Luisvil, SHBA)
22 maj: Finalja e UEFA-s Liga e Evropës (futboll, Dublin, Republika e Irlandës)
25 maj: Finalja e Kupës së Kampionëve evropianë në ragbi (Londër, Angli)
26 maj: Çmimi i madh i Monakos në Formula 1 (Monte Karlo, Monako)
26 maj: Indi 500 (motorsport, Indianapolis, SHBA)
26 maj - 9 qershor: Kampionati në tenis në Francë - Roland Garos (Paris, Francë)

1 qershor: Finalja e Ligës së kampionëve në futboll (Londër, Angli)

13 - 16 qershor: Kampionati i golfit në SHBA (Pajnharst, SHBA)
14 qershor - 14 korrik: UEFA Euro 2024 (futboll) – Gjermani
15 - 16 qershor: 24 orë Le Man (motorsport Le Man, Francë)
20 qershor - 14 korrik: Kopa Amerika (futboll, SHBA)
29 qershor - 21 korrik: Tur de Frans (çiklizëm, Itali dhe Francë)
qershor - korrik: Finalja e Stanli kupës (hokej mbi akull)
qershor - korrik Finalet e NBA (basketboll)

1 - 14 korrik: Vimbëldon (tenis, Londër, Angli)

26 korrik - 11 gusht: Lojërat olimpike verore (Paris, Francë)
26 gusht - 8 shtator: Lojërat paraolimpike verore (Paris, Francë)

26 gusht - 8 shtator: US Open (tenis, Nju Jork, SHBA)

14 shtator - 6 tetor: Kupa botërore e FIFA-s në futboll të vogël (fustal, Uzbekistan)
20 - 22 shtator: Lejver kup (tenis, Berlin, Gjermani)
21 - 29 shtator: Kampionati botëror në çiklizëm (Cyrih, Zvicër)
27 - 29 shtator: Kupa presidenciale golf (Montreal, Kanada)
TBA: Kupa botërore e kriketit për femra (Bangladesh)
Finalja e madhe në AFL (Melburn, Australi)

tetor, maratona në Çikago (SHBA)

tetor, Seria botërore MLB (bejsboll)

3 nëntor: Maratona e Nju Jorkut (SHBA)
10 - 17 nëntor: Turneu në finale ATP (tenis, Torino, Itali)
Finalja e Dejvis kupës (tenis)
VTA finale (tenis, Shenzhen, Kinë)
Finalja e kupës së Billi Xhin King (tenis)

Dhjetor: Kampionati botëror në pikado (Londër, Angli).

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR