• e diel, 06 tetor 2024

Ngjarje rasti në MPJ me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Delegacionit të BE-së - ambasadorit Dejvid Gir

Ngjarje rasti në MPJ me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Delegacionit të BE-së - ambasadorit Dejvid Gir

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski organizoi ngjarje rasti me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Delegacionit të BE-së në Maqedoni - ambasadorit Dejvid Gir. Në këtë ngjarje, Mucunski, siç informojnë nga Ministria, ka theksuar se qëllimi kryesor i shtetit, mbetet që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt, dhe i nënvizoi detyrat prioritare në politikën e jashtme, ku integrimi evropian dhe realizimi i anëtarësimit të plotfuqishëm, përfaqësojnë prioritet të lartë.

Duke folur për periudhën e gjatë të procesit tonë të integrimit në BE, Mucunksi theksoi se bashkëpunimi dhe konstruktiviteti i treguar nga ana jonë është atribut i njohur në udhëheqjen e procesit. Veçantia e dosies sonë dhe përvoja përgjatë të cilës kalojmë në anëtarësimin drejtë BE-së është kualifikues i vërtetë, i cili vlerësojmë se meriton trajtim dhe njohje të veçantë nga vendet anëtare të BE-së. 

Mucunski, siç thuhet në kumtesë, iu referua prioriteteve të tjera që i kemi para nesh në arritjen e qëllimeve tona strategjike: përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, bashkëpunimin aktiv rajonal, rikthimin e besimit në institucionet shtetërore dhe fillimin e një lufte pa kompromis kundër korrupsionit, me sundimin e ligjit si parim udhëheqës. Ai iu referua edhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian, duke theksuar se mbështetja dhe ekspertiza e Unionit janë thelbësore për reformat, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit, duke theksuar se si vend vlerësojmë shumë ndihmën që na vjen nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së dhe KE-së, ndërsa partneriteti me BE-në do të vazhdojë të zhvillohet me të njëjtin ritëm dhe në bazë të vlerave dhe parimeve të përbashkëta.

Ministri, mes tjerash, e theksoi rolin dhe punën aktive të ambasadorit Gir gjatë katër viteve të kaluara, në periudhë të sfidave të mëdha dhe situatave me të vërtetë të vështira, pasojat e të cilave i ndjenë të gjitha vendet, duke përfshirë edhe qytetarët në vendin tonë. Njëherësh, ai shfaqi mirënjohje për punën e tij dhe bashkëpunimin intensiv, me çka qasja aktive dhe produktive e ambasadorit Gir, kishin kontribut të madh në realizimin e qëlimeve të hartuara, që gjithashtu lë vulë të madhe në marrëdhëniet me BE-në dhe KE-në dhe në arritjen e performancave të jashtëzakonshme të Delegacionit të BE-së në Maqedoni, të cilat do të mbeten të regjistruara përgjithmonë. fc/

Fotografia: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR