• e premte, 05 dhjetor 2025

Ngjarje përfundimtare nga projekti dyvjeçar për arsim të integruar dhe bashkëpunim ndërkulturor "Ndërtojmë ura të reja"

Ngjarje përfundimtare nga projekti dyvjeçar për arsim të integruar dhe bashkëpunim ndërkulturor

Shkup, 16 shtator 2025 (MIA) - Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot në SHF "Zhivko Brajkovski" në komunën e Butelit organizuan ngjarje përfundimtare nga projekti dyvjeçar "Ndërtojmë ura të reja" qëllimi i së cilës është arsimi i integruar dhe bashkëpunimi ndërkulturor mes të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme.

Projekti është vazhdim i aktiviteteve të mëparshme të Misionit, që synojnë integrimin ndëretnik në arsim, avancimin e demokracisë dhe kohezionit social në shtet. Janë përfshirë rreth 30 shkolla dhe 2600 nxënës të cilët kishin aktivitete të përbashkëta - orë, ngjarje sportive dhe shoqërim.

Me mesazh për tolerancë, unitet dhe bashkëpunim mes nxënësve të etnive të ndryshme, u drejtuan ministrja Vesna Janevska, dhe ambasadorët e SHBA-së dhe Norvegjisë Anxhela Ageler dhe Kristin Melsom, të cilët u ndanë mirënjohje përfaqësuesve të shkollave të cilët morën pjesë në projekt.

Janevska theksoi se diversiteti i këtij vendi është i vlefshëm, në të cilin tha, jetojnë qytetarë të cilët flasin gjuhë të ndyshme, me përkatësi të ndryshme fetare dhe kombëtare. Ajo tha se për të ruajtur këtë diversitet, "duhet të forcojmë urat mes tyre dhe vazhdimisht të ndërtojmë të reja", dhe se ato ura përforcohen pëkërisht përmes arsimit.

"Përmes arsimit të integruar dhe bashkëpunimit ndërkulturor mes të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme, ku gjuha amtare e të cilëve është gjuha maqedonase, shqipe, boshnjake dhe turke, përmes aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe aktiviteteve jashtëmësimore, së bashku ndërtojmë mirëkuptim të ndërsjellë dhe lidhje të qëndrueshme. Këto aktivitete konfirmuan edhe njëherë të vërtetën se fëmijët dhe të rinjtë komunikojnë shumë lehtë mes vete, pavarësisht sa janë të ndryshëm, nëse të rriturit ua lejojnë këtë", tha ministrja Janevska.

Për realizimin me sukses të projektit, përveç mbështetjes nga OSBE-ja dhe SHBA-ja, Norvegjia, Polonia, Holanda dhe Luksemburgu, ishin të rëndësishme partneritetet e ndërtuara ndërmjet shkollave, komunave dhe organizatat qytetare.

"Të gjithë së bashku, me shumë vullnet të mirë, aftësi dhe me mjetet e donatorëve, arritëm të udhëheqim disa mijëra të rinj në rrugën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe miqësisë, për t'u dhënë atyre aftësi të cilët më pas në jetë do t'ju vlejnë shumë personalisht, por që do të lënë edhe gjurmë pozitive në mjediset ku do të jetojnë dhe punojnë", theksoi Janevska, duke i falënderuar për kontributin e tyre. sa/

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR