• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ngjarje përfundimtare e projektit "Bashkëpunim për demokraci digjitale"

Ngjarje përfundimtare e projektit

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Agjencia për kadastër të patundshmërive (AKP), sot, në ngjarje përfundimtare, do t'i kumtojë rezultatet nga projekti "Bashkëpunim për demokraci digjitale" që e realizoi me kadastrën suedeze (Lantmateriet).

Në vitin 2018, AKP dhe Lantmateriet morën mbështetje financiare nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar për zbatimin e projektit, qëllimi i të cilit ishte të kontribuojë dhe të ndikojë në forcimin e kapaciteteve të Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut me praktika të zhvilluara biznesi, me një shkëmbim të mundshëm të të dhënave digjitale cilësore dhe të përditësuara, dhe përmes shërbimeve të reja dhe të përmirësuara në një demokraci të forcuar, si kontribut për integrimin e qetë në BE dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut.

Donacioni ishte 23 710 406 kruna suedeze. Projekti u zbatua në periudhën 2019 - 2023, me pesë komponentë: Krijimi i një sistemi unik, të saktë dhe të qëndrueshëm të Regjistrit të Adresave; Krijimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës moderne gjeodezike; Organizimi i qëndrueshëm i sektorit TIK në AKP; Infrastruktura kombëtare e të dhënave hapësinore (IKDHH) me të dhëna hapësinore të përditësuara, të sakta dhe të mirëmbajtura; Dokumentet arkivore të skanuara dhe të digjitalizuara.

Fjalime përshëndetëse, në fillim të ngjarjes do të kenë ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain dhe drejtori gjeneral i AKP-së, Boris Tunxhev. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR