• e hënë, 08 korrik 2024

Ngjarje interaktive me qytetarë me rastin e Ditës ndërkombëtare për qasje drejt informatave të karakterit publik

Ngjarje interaktive me qytetarë me rastin e Ditës ndërkombëtare për qasje drejt informatave të karakterit publik

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Ngjarje interaktive me një grup më të gjerë të qytetarëve në qendrat më të mëdha tregtare në Shkup (Iste Gejt dhe Siti Moll) organizon sot Agjencia për mbrojtje të së drejtës drejt qasjes së lirë drejt informatave të karakterit publik me rastin e Ditës ndërkombëtare për qasje universale drejt informatave të karakterit publik.

Përmes ngjarjes, thekson Agjencia, do të promovohej e drejta për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik si një nga të drejtat themelore të njeriut.

"Qytetarët do të kenë mundësi drejtpërdrejtë të njohtohen me të drejtën e tyre të qasjes drejt informatave të karakterit publik, si dhe mekanizmat juridike për mbrojtje të kësaj të drejte. Për atë qëllim, ekipi ynë i juristëve do të jetë i kapshëm prek orës 12:00 deri në orën 18:00 në lokacionet e cekura në Ist Gejt dhe Siti Moll, ku qytetarët personalisht do të mkund të bisedojnë me juristët për të gjitha çështjet që u interesojnë lidhur me realizimin e të drejtës së tyre për qasje drejt informatave të karakterit publik", informoi Agjencia. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR