• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ngjarje e IDSC "Si të arrijmë në një gjyqësor të pavarur"

Ngjarje e IDSC

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Instituti për demokraci "Societas Civilis"-Shkup sot organizon ngjarje "Si të arrijmë në një gjyqësor të pavarur?", i cili do të mbahet në hotel "Panoramika", me fillim në ora 12:00.

"Qëllimi i ngjarjes është të hapë diskutim për punën e Këshillit Gjyqësor dhe reformat në gjyqësi. Në periudhën e fundit, Platforma e Organizatave Civile për Luftë kundër Korrupsionit dhe grupi Bluprint për Reforma në Gjyqësi disa herë reaguan për punën e Këshillit gjyqësor", thonë organizatorët.

Në ngjarje do të mbajnë fjalim Misha Popoviq, udhëheqës i qendrës për menaxhim të mirë në Institutin për Demokraci, Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut dhe Darko Avramovski nga Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë".

"Ngjarja është organizuar si pjesë e projektit "Nxitje e debatit publik për antikorrupsion", e cila synon drejt mbështetjes së procesit reformues në Maqedoninë e Veriut përmes përforcimit të agjendës reformuese në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi projekti parasheh bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë faktorët relevant. Projekti është mbështetur nga Fondi Kombëtar për Demokraci", kumtojnë nga Instituti për Demokraci "Societas civilis"-Shkup. sa/
  
Foto: Arkivi i MIA-s                                              

QËNDRONI TË LIDHUR