• e diel, 22 dhjetor 2024

Nga zjarret në Havai deri tani jetën e kanë humbur të paktën 36 persona

Nga zjarret në Havai deri tani jetën e kanë humbur të paktën 36 persona

Honolulu, 10 gusht 2023 (MIA) - Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën Maui të Havait, kumtuan sot autoritetet lokale. Druhet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë pasi disa njerëz refuzuan të evakuohen.

"Luftimet vazhdojnë, ndërsa sot 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në Lahaina. Për momentin nuk ka detaje të tjera”, thuhet në komunikatë, transmeton Si-En-En.

Zjarri ka shkatërruar qindra objekte në Maui, duke përfshirë shtëpi dhe biznese, ndërsa mijëra njerëz u evakuuan.

Zëvendësguvernatorja e Havait, Silvia Lak më herët deklaroi se "rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë."

Banorët e ishullit postuan xhirime të shkatërrimit në masë në mediat sociale.

Qyteti historik Lahaina është rrafshuar me tokë. Zjarri shkatërrues, i përcjellë nga era, ishte i pandalshëm pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe qytetarëve të cilët u përpoqën të shpëtonin shtëpitë dhe fermat e tyre.

“Nuk kemi më Lahaina. Nuk është”, deklaroi banori Mark Steflle për Si-En-En.

Kryebashkiaku i Lahainas, Riçard Bisen Xhunior tha se shumica e zjarreve në Maui nuk janë ende nën kontroll.

Autoritetet këshilluan turistët që të largohen nga Lahaina dhe Maui.

Presidenti i SHBA-së Xho Bajden urdhëroi të vihen në dispozicion të gjitha fondet federale dhe shprehu ngushëllime për viktimat.

Situata po përkeqësohet, zjarri vazhdon të përhapet, nxitur nga erërat e pakontrolluara si rezultat i uraganit të fundit Dora që kaloi mbi Havai. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR