• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga "Vlen" pajtohen të dërgohet një propozim-ligj për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias

Nga

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari janë të qëndrimit se për zgjidhjen ligjore për përfaqësim të drejtë do të ketë debat publik dhe se Propozim-ligji duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Mexhiti në një deklaratë për mediat tha se punohet në draft versionin, ndërsa Taravari tha se propozim vendimi është i gatshëm dhe se janë konsultuar ekspertë vendor dhe ndërkombëtar.

"Ligji nuk është dërguar në Qeveri, megjithatë ligji është gati, janë konsultuar ekspertë nga vendi dhe ekspertë ndërkombëtar dhe së shpejti shpresoj se duhet të formohen grupe të punës së bashku me Qeverinë, Parlamentin dhe koalicionin që të dalim me zgjidhjen më të mirë e cila do të jetë si Propozim-ligj i cili pastaj do të dërgohet në Parlament", tha Taravari.

Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva sot në konferencën për media tha se në Qeveri deri tani nuk është dërguar asnjë propozim-vendim.

"Për momentin nuk ka një zgjidhje të tillë që i është përcjellë Qeverisë e as në seancë qeveritare dhe publiku do të njoftohet sapo të jetë rasti. Për sa i përket Balancuesit, i cili është shfuqizuar, tashmë kemi shprehur qëndrimin se i njejti e ka përfunduar vlerën e tij të përdorimit ndaj synojmë të mbyllim çështjet që kanë rezultuar joproduktive në të kaluarën dhe të krijojmë zgjidhje të reja që do të do të thotë përfaqësim vërtetë i drejtë", tha Miteva në një konferencë për media në Qeveri.

Pas shfuqizmit të Balancuesit nga koalicioni "Vlen" njoftuan se përgatisin propozim-zgjidhje ligjore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR