• e premte, 05 dhjetor 2025

Nga vjeshta investim i ri prej 36 milionë euro në zonën industriale Shtip, punësime për 150 persona

Nga vjeshta investim i ri prej 36 milionë euro në zonën industriale Shtip, punësime për 150 persona

Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi se nga vjeshta pritet të vendoset gurthemeli i investimit të ri në zonën industriale në Shtip. Siç theksoi, bëhet fjalë për fabrikë e cila do të punësojë deri 150 njerëz dhe do të investojë rreth 36 milionë euro.

Ai informoi se bëhet fjalë për fabrikë për prodhimin e baterive, e cila është me origjinë nga një vend i Bashkimit Evropian. 

“Gjatë bisedës së djeshme me drejtorin e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, informuam se kemi një investim të ri që është konfirmuar në zonën industriale në Shtip, e cila në kulmin e saj për tre vjet nga sot do të eksportojë 300 milionë euro, të cilat do të hyjnë në PBB. Kjo tashmë është rënë dakord me investitorin”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Siç tha, nga vjeshta do të duhet të vendoset gurthemeli, ndërsa tashmë po nënshkruhet marrëveshja me Zonat Zhvillimore Teknologjike – Industriale.  

I pyetur në lidhje me projeksionet lidhur me rritjen ekonomike, Mickoski u përgjigj se punohet në këtë temë, duke theksuar se janë të mira rezultatet në kuadër të rajonit Adria dhe shpreson se edhe në tremujorin e dytë do të vazhdojë kështu. 

“Jemi në të njëjtën linjë me Ministrinë e Financave në lidhje me atë që pritet. Po punojmë shumë për këtë temë. Rezultatet brenda rajonit Adria janë të mira. Më në fund, pas viteve të stagnimit dhe të ankorimit të fortë në fund, tani jemi të parët. Gjërat po konsolidohen në një kohë shumë të shkurtër. Pas nesh janë Kroacia me 2,9 për qind, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe madje edhe Sllovenia. Shpresoj që të vazhdojë kështu në tremujorin e dytë. Treguesit e parë nga prilli dhe pjesërisht nga maji janë në atë drejtim, kështu që kjo do të përfaqësonte një trend të mirë dhe kjo do të thotë se më në fund po konsolidohemi”, sqaroi Mickoski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR