• e martë, 02 korrik 2024

Nga varrezat masive në Kan Junis janë nxjerrë 392 trupa

Nga varrezat masive në Kan Junis janë nxjerrë 392 trupa

Gazë, 25 prill 2024 (MIA) - Ekipet palestineze për mbrojtje civile kanë gërmuar 392 trupa nga varret masive në Kan Junis", transmeton agjencia Anadollu.

Mes viktimave ka dhe trupa të fëmijëve. Sipas agjencisë, nuk është e njohur arsyeja e trupave të fëmijëve në varrezat masive në spital, ndërkohë në trupat e viktimave janë gjetur gjurmë të torturës.

Ka indikacione se disa viktima janë ekzekutuar në terren, ndërsa mbi trupat e viktimave të tjera ka pasur gjurmë nga torturat, ndërsa të tjerët janë varrosur të gjallë, shtojnë nga agjencia.

Thuhet se disa viktima janë varrosur në qese plastike në një thellësi prej tre metrash, gjë që përshpejton dekompozimin e tyre. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR