Nga të shtënat në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit është vrarë një pjesëtar i Armatës i cili ishte duke e shfrytëzuar ditën e lirë
- Personi nga fshati Batincë në Shkup, i cili sot u lëndua nga të shtënat nga një automjet në lëvizje dhe i cili pas ngjarjes tragjike iu nënshtrua plagëve në SPQ "Shën Naumi i Ohrit" ishte pjesëtar i Armatës.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:35, 11 korrik, 2025
Shkup, 11 korrik 2025 (MIA) - Personi nga fshati Batincë në Shkup, i cili sot u lëndua nga të shtënat nga një automjet në lëvizje dhe i cili pas ngjarjes tragjike iu nënshtrua plagëve në SPQ "Shën Naumi i Ohrit" ishte pjesëtar i Armatës.
Nga Armata, informojnë se gjatë ngjarjes tragjike personi nuk ka qenë në shërbim në Armatë, përkatësisht ishte duke e shfrytëzuar ditën e lirë dhe i shprehin ngushëlime të thella famiëjes së viktimës.
"E informojmë opinionin se personi me inicialet A.M. nga fshati Batincë, Shkup, i cili pas ngjarjes tragjike sot iu nënshtrua plagëve, ishte pjesëtar i Armatës. I shprehim ngushëllime të thella familjes së viktimës. Gjatë ngjarjes tragjike personi nuk ishte në detyrë në Armatë, përkatësisht ishte duke e shfrytëzuar ditën e lirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori publik, organe të MPB-së dhe shërbimi kujdestar i Policisë ushtarake, thuhet në kumtesën nga Armata.
Nga MPB, informuan se në SPB Shkup sot rreth orës 10:15 ka pasur paraqitje se në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit ka të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti udhëtimi në lëvizje pas çka një person është dërguar në spital, ku iu nënshtrua plagëve.
"Sot rreth orës 10:15 në SPB Shkup, M.E. ka paraqitur se në hyrje të f.Batincë të Shkupit, M.XH. ka shtënë me armë zjarri drejt automjetit "Kia" në lëvizje. A.M. (5) ka marrë plagë nga arma e zjarrit në pjesën e krahërorit dhe është dërguar në SPQ "Shën Naumi i Ohrit" për ndihmë mjekësore, ku në orën 11:00 nga ana e mjekut është konstatuar vdekja", informojnë nga MPB. ab/
Foto: МIА arkivi