• e premte, 05 dhjetor 2025

Nga sot më pak mbingarkesë në “Tabanoc”, fillon sistemi One Stop për kontroll të integruar kufitar

Nga sot më pak mbingarkesë në “Tabanoc”, fillon sistemi One Stop për kontroll të integruar kufitar

Shkup, 4 korrik 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar me Serbinë "Tabanoc- Preshevë" sot do të lëshohet në përdorim Sistemi One Stop për kontroll të integruar të përbashkët.

Në lëshimin zyrtar të sistemit One Stop do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq.

-Денес сме присутни на границата сè со цел да дадеме поддршка и да го особено свртиме вниманието на јавноста во насока на превентивната акција којашто ја спроведуваме од двете тела во Македон

Vendosja e këtij sistemi, siç deklaroi së fundmi ministri Toshkovski do të mundësojë fluks shumë më të shpejtë të qytetarëve në "Tabanoc-Preshevë", që për momentin është vendkalimi kufitar më i frekuentuar në vend.

Mënyra e re e kontrollit duhet të lehtësojë mbingarkesën në kufij, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur qarkullimi është në rritje.

Почнати се првичните активности за најавената иницијатива отворање „One stop shop“ и на граничниот премин Пелинце-Прохор Пчински за патниците, информираше денеска директорката на Царинската у

Sistemi One Stop është vendosur tashmë me Kosovën në vendkalimet kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, një rrjedhë janë bisedimet me Shqipërinë për të vendosur dy vendkalime kufitare, ndërsa me Bullgarinë dhe Greqinë si anëtarë të BE-së dhe zonës Shengen do të ketë vetëm përmirësime organizative.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR