• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nga sot kamionët me mallra të cilët eksportojnë dhe importojnë në Serbi do të peshohen vetëm njëherë

Nga sot kamionët me mallra të cilët eksportojnë dhe importojnë në Serbi do të peshohen vetëm njëherë

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Nga sot kompanitë e Maqedonisë që importojnë, eksportojnë ose transitojnë përmes Serbisë, kamionët me mallra do t'i peshojnë vetëm një herë, që për ekonominë e Maqedonisë do të thotë kursim i kohës dhe parave, kumtuan nga Drejtora Doganore.

Drejtori i Drejtorisë Doganore të RMV-së, Stefan Bogoev dhe drejtori i Drejtorisë Doganore të Serbisë, Branko Radujko, thuhet në kumtesë, muajin e kaluar nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për njohjen e shënimeve nga peshimi i terminaleve doganore ndërmjet dy vendeve.

Bogoev theksoi se konfirmimi nga dogana serbe për matje do të jetë i vlefshëm nga ana jonë, e jona do të vlejë edhe nga ana e tyre.

"Për shembull, nëse një kompani e Maqedonisë eksporton në vendet e Bashkimit Evropian, kamioni peshohet në dalje nga Maqedonia, në vendkalimin kufitar Tabanocë, pastaj në hyrje në Serbi nuk peshohet. Kamioni kalon transit nëpër Serbi, arrin në kufirin serbo-kroat apo serbo-hungarez, nuk matet më në dalje nga Serbia për në Kroaci apo Hungari, por matet kur hyn në Kroaci ose Hungari", theksoi Bogoev, thuhet në kumtesë.

Deri në nëntor të vitit 2023, tregtia me Serbinë arrinte 985,9 milionë euro, ndërsa eksporti është 365,9 milionë euro ose 2,9 për qind më shumë se një vit më parë. Njëkohësisht, i gjithë importi, eksporti dhe transiti bëhet përmes pikës kufitare Tabanocë, ku vitin e kaluar në hyrje janë regjistruar gati 140 mijë automjete mallrash, ndërsa në dalje 170 mijë kamionë.

"Të gjithë këta kamionë në hyrje dhe në dalje janë peshuar dy herë, një herë në Maqedoni dhe një herë në Serbi, dhe nga sot të gjithë këta kamionë do të peshohen vetëm një herë, gjë që do të kursejë kohë dhe para për kompanitë. Unë premtova se Drejtoria doganore do të veprojë si shërbim për komunitetin e biznesit, me qëllim të krijimit të kushteve për rritjen e konkurrencës së tyre në tregun ndërkombëtar. Hap pas hapi me masa të tilla mundësojmë realizimin e atyre qëllimeve", thotë Bogoev, thuhet në kumtesën e Doganës. sa/

Foto: Drejtoria Doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR