• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nga sot fillon zbatimi i kontratës për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-d

Nga sot fillon zbatimi i kontratës për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-d

Shkup, 22 prill 2023 (MIA) - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore bëjnë të ditur se sot fillon zbatimi i Marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d.

Sipas marrëveshjes, nga sot do të nisin punimet përgatitore, regjistrimi i terrenit, përgatitja e projekteve urbanistike, projekteve bazë, me qëllim fillimin e procedurave për shpronësim dhe projektim.

Paralelisht me këtë fillon mobilizimi i personelit për punë, përgatitja e lokacioneve për ngritjen e kampeve për operimin e ndërtimit, analiza e trasesë dhe dislokimet e mundshme të instalimeve nëntokësore dhe mbitokësore, përgatitja e procedurave për kryerjen e hetimeve gjeoteknike.

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d është me interes strategjik për shtetin. Me realizimin e këtij projekti më të madh infrastrukturor rrumbullaksohet lidhja e korridoreve të autostradës të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe rajonin. Kjo nënkupton lëvizjen më të lehtë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por edhe qarkullimin më të rëndësishëm të sigurt të trafikut", citohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).

Српската премеирка Ана Брнабиќ при денешната посетата на Јужна Србија и Пчинскиот огруг, говорејќи за развојните проекти во инфраструктурата што треба да се реализираат во наредниот период, и

NPRRSH në kumtesën e djeshme për ndërtimin e korridoreve, angazhimin e punëtorëve dhe kontratën me "Behtel dhe Enka", bën me dije se angazhimi i fuqisë punëtore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d do të bëhet në përputhje me ligjin ekzistues, përkatësisht në përputhje me Ligjin për përcaktimin e interesit publik, për emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10, i miratuar në vitin 2021 dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 korrik të vitit të njejtë (nr. 163).
 
"Në nenin 11, paragrafi (3), ku është rregulluar angazhimi i punëtorëve, shprehet qartë detyrimi që partneri strategjik të shfrytëzojë së paku 51% të burimeve lokale. Kjo do të thotë se nëse vendi ynë ka burime të mjaftueshme lokale, gjegjësisht fuqi punëtore, numri i burimeve të angazhuara lokale  në vend mund të jetë më i lartë se 51%", informon NPRRSH.
 
Lidhur me Marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, thuhet se është lidhur në përputhje me dispozitat ligjore ekzistuese.
"Të gjitha kontratat që janë pjesë e punës së Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë konfidenciale, sepse përmbajnë teknologjitë e punës dhe strukturat menaxhuese, ndërsa me këtë edhe nevojën për mbrojtje nga konkurrenca. Megjithatë, përfaqësuesit e Qeverisë dhe anëtarët e Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d do të paraqesin dokumentacionin dhe detajet e Marrëveshjes për ndërtimin e këtyre dy korridoreve, në një procedurë të përshtatshme parlamentare, pra siç parashikohet me ligj, para të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët posedojnë certifikatë përkatëse të sigurisë", kumtoi NPRRSH.
 
На американско-турскиот конзорциум „Бехтел и Енка“ му се одобрени 15 милијарди денари односно 243 милиони евра за проектот за коридорите 8 и 10д, средства што се предвидени со буџетот на Мини
 
Pas reagimeve të opozitës se marrëveshja me "Behtel dhe Enka" mbahet e fshehtë, Qeveria njoftoi të premten se
përfaqësuesit e qeverisë dhe anëtarët e Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, të përfshirë në këtë projekt më të madh infrastrukturor, do të prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e Marrëveshjes për ndërtimin e këtyre dy korridoreve, në një procedurë të përshtatshme parlamentare.
 
Qëllimi është që deputetët të njihen me përmbajtjen dhe të gjitha detajet e Marrëveshjes për ndërtimin e dy korridoreve, të cilat janë në interes të tyre. Prezantimi i Marrëveshjes do të bëhet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët posedojnë certifikatën përkatëse të sigurisë, njoftuan nga Qeveria.
Projekti me "Behtel and Enka" kap vlerën e më shumë se 1.3 miliardë euro dhe 300 milionë euro shtesë sipas vlerësimeve fillestare do të kushtojë shpronësimi. Për këtë vit nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve tashmë janë miratuar 243 milionë euro. Është planifikuar ndërtimi i akseve të autostradës: Trebenishtë - Strugë - Qafëthanë (22.5 kilometra) Gostivar - Bukojçan (30.1 kilometra), Tetovë - Gostivar (27 kilometra) në Korridorin 8 dhe seksioni Prilep - Manastir (43.4 kilometra) Korridori 10- d. Sipas njoftimeve do të ndërtohen mesatarisht 25 kilometra në vit, ndërsa një kilometër do të kushtojë 12 milionë euro. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR